Koreografia shokuese e ekipit të Sadikut me nazistët

DITA Online

Për të përkujtuar përvjetorin e revoltës së vitit 1944, ku 160 mijë njerëz u vranë në Poloni, tifozët e ekipit të Legia Varshavës u paraqitën me një koreografi shokuese.

Skuadra ku është transferuar sulmuesi kuqezi Armando Sadiku shfaqi një fëmijë, ku një oficer nazist i kishte vendosur pistoletën në tëmth, me një kapele me ngjyrat e flamurit polak.

Në vitin 1944, gjatë luftës së dytë botërore ishin me mijëra fëmijët që u ekzekutuan nga nazistët.

Revolta nisi më 1 gusht të 1944 dhe kulmoi më 2 tetor, me masakrat gjermane.

Para nisjes së takimit, Sadiku dhe shokët e ekipit u rreshtuan dhe u kapën krahëqafë, ndërsa tifozeria këndoi këngë patriotike polake.

Në takimin e turit të tretë kualifikues të Champions-it, Legia fitoi 1-0, por u eliminua nga Astana.

Sadiku e nisi titullar dhe u zëvendësua në të 58’.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *