Koronavirusi, 86 viktima në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve tejkalon edhe atë të SARS në Kinë

Ornela

Ka shkuar në 724 numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë. 86 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë territorin e Kinës gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë SHBA kanë raportuar se një amerikan i moshës 60-vjeç humbi jetën Wuhan të enjten për shkak të Koronavirusit, ndërsa edhe Japonia ka pohuar viktimën e tyre të parë nga koronavirusi në Wuhan .

Sipas CNN numri i viktimave nga ky virus vdekjeprurës e ka çuar numrin e përgjithshëm në shkallë vendi në 720. Ndërkohë 4 persona të tjerë kanë humbur jetën në vende të tjera. Në nivele globale, virusi ka infektuar të paktën 34.400 njerëz në 27 shtete.

Sipas raporteve të fundit numri i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar atë të SARS në Kinë, i cili vrau gati 650 persona në këtë territor dhe Hong Kong gjatë viteve 2002-2003.

67 nga 81 pacientët që humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, ishin nga Ohan, kryeqyteti i provincës ku lindi virusi.

Ndërkaq, 1 mijë e 7 pacientë janë në gjendje kritike për jetën, nga 19 mijë 835 të tjerë të shtruar në spital.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *