Koronavirusi boshatis Pekinin, duket si qytet fantazmë

Leda Hysa

Qeveria kineze ka mbyllur një sërë qytetesh si masa paraprake, ku njerëzit nuk lejohet të dalin jashtë këtyre qyteteve apo të futen në to.

Në disa qytete që nuk janë nën karantinë, masat paraprake janë ato të ashtuquajturat shkallë e parë e kujdesit shëndetësor. Qytetarët këshillohen që të mos dalin në rrugë, domethënë ta bëjnë këtë vetëm kur është e nevojshme.

Qytetarët duket se po i ndjekin me rigorizitet udhëzimet, ku siç tregojnë këto foto nga Pekini, rrugët janë bosh.

Njerëzit këshillohen të shmangin vendet e grumbulluara dhe fillimi i semestrit të ri mësimor është shtyrë.

Shkollat dhe zonat e biznesit në Shanghai do të mbyllen deri në mes të shkurtit, njoftuan autoritetet lokale, duke shtuar se ata po prezantojnë një seri masash për të parandaluar përhapjen e virusit.

Shkollat nuk do të hapen deri më 17 shkurt. Vendimi erdhi pasi u konfirmua se 53 njerëz u infektuan në Shanghai dhe një person vdiq.

Mdërsa banorët e Wuhan, në Kinë, të detyruar të jetojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre prej disa ditësh, thërrasin nga dritaret e tyre mesazhe solidariteti ndaj vetvetes dhe dashurinë për qytetin e prekur javët e fundit nga virusi vrastar që deri tani ka shkaktuar 107 viktima.

Një klithmë dashurie dhe shpresë kolektive prish qetësinë e natës në qytetin Wuhan, epiqendra e koronavirusit kinez: “Wuhan, jiayou”, Rezisto Wuhan!

Wuhan, Jiayou!  Është kjo thirrja që dëgjohet teksa del nga dritaret e çdo shtëpie.

“Wuhan, jiayou”, është një shprehje që përdoret për të shprehur vendosmëri dhe këmbëngulje.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Tamam si ne kohen e Enverit! Edhe bar do te hame edhe jetet do ti japim per Partine. Kyb eshte shembull i shplarjes se trurit. Atje po vdesin me mijra, por sigurisht ka miliona te tjere qe do te mbijetojne. Ne vend ti kerkojne qeverise se tyre llogari per gjemen qe ju beri me eksperimentet me viruse luftarake, “brohorasin nga qejfi” (sigurisht me zorr) qe ju kane vdekur te afermit! Eshte sureale! Kujti i flasin!? Botes, Perendise, Qeverise apo Partise!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *