Për fat të mirë, fëmijët janë të kursyer.
Nëse e kuptojmë arsyen, ne mund të marrim armë shtesë për të luftuar një epidemi që tashmë ka përfshirë botën.
Në Kinë, siç raportohet nga Washington Post, vetëm 2.4 për qind e pacientëve me COVID-19 janë fëmijë, dhe 0.2 për qind janë raste të fëmijëve në gjendje kritike.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka njoftuar se Kina nuk ka raportuar vdekje te fëmijët.
Ndërkohë, ky lloj i ri koronavirus është seriozisht vdekjeprurës për anën tjetër të “spektrit të moshës”.
Vdekshmëria në Kinë, për njerëzit mbi 80-vjeç, është 21.9 për qind.
Kur të kuptojmë pse fëmijët janë të kursyer kaq shumë, do të kuptojmë pse virusi vret të moshuarit, thotë Frank Esper, specialist i sëmundjes infektive pediatrike në Spitalin e Fëmijëve në Cleveland- SHBA.
Pyetjet për të cilat Esper dhe të tjerë po përpiqen të gjejnë përgjigje:
A ka lidhje infektimi me situata të tjera shëndetësore në të cilat pacientët janë ekspozuar më parë? A ka të bëjë me ndryshimin e sistemit tonë imunitar, i cili vjen me moshën? A luan rol ndotja e ambjentit që ka ndodhur ndër vite?
Përhapjet e mëparshme të koronavirusit gjithashtu nuk kanë prekur fëmijë. Asnjë fëmijë i vetëm nuk vdiq gjatë epidemisë SARS në vitin 2002 që la të vdekur 774 njerëz.
Gjithashtu, shumë pak fëmijë treguan simptoma të koronavirusit vdekjeprurës MERS, i cili vrau 858 njerëz në vitin 2012.
Për të zbuluar arsyen, Menachery infekton minj në laboratorë me SARS. Situata me minjtë është e njëjtë – minjtë e fëmijëve e kalojnë infeksionin pa probleme, ndërsa mushkëritë e minjve të vjetër shkatërrohen.
“Përgjigja agresive e sistemit imunitar i shkatërron më shumë sesa vetë infeksioni. Sistemi përgjigjet me një agresivitet të pazakontë, të tepruar, ora jo të justifikuar. Është sikur një ekip i armatosur rëndshëm ju thyen derën, depërton në banesën tuaj dhe ju arreston vetëm sepse keni hedhur një copë letër nga dritarja”, shpjegon Menachery.
o.j/dita
