Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili fitoi betejën me COVID-19, pavarësisht se iu desh të qëndronte disa ditë në spital, ka shfaqur probleme me sytë.
Në konferencën e djeshme, Johnson është shfaqur me syze, ndërsa theksoi se kishte probleme me shikimin.
“Më duhet të mbaj syze. Mendoj se problemi me shikimin mund të jetë për shkak të koronavirusi”, tha ai.
Problemet me shikimin janë renditur si simptoma të Covid-19 nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Johnson u infektua me Covid-19 disa javë më parë dhe për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij u dërgua në spital.
Megjithatë, ai u shërua plotësisht dhe vijon qeverisjen e Britanisë së Madhe.
j.l./ dita

E mo mire se perfitoi imunizimin.
Pastaj per moshen qe ka nuk eshte ndonje gje se ka vene syze.