Koronavirusi infekton spitalin e Beratit, preken 5 infermierë dhe 3 punonjës

J L

8 raste të reja me COVID-19 raportohen në Spitalin Rajonal të Beratit, duke e rënduar edhe më tej situatën e koronavirusit në vendin tonë.

Sipas burimeve mësohet se mes të infektuarve, 5 prej tyre janë infermiere në repartin e Pediatrisë, Kirurgjisë dhe Urgjencës, ndërsa 3 të tjerët janë: një punonjës magazine, një oksigjenist dhe një punonjës kaldaje.

Raportohet se është infektuar edhe një punonjës i drejtorisë së Tatimeve.

Ndërkohë, më herët u raportuar edhe për 13 të burgosur të infektuar me koronavirus në burgun e Zaharisë në Krujë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *