Koronavirusi, ISHP: Asnjë rast në vend, janë përforcuar masat në kufi

J L

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino konfirmoi edhe njëherë se nuk kemi asnjë rast të dyshuar apo të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.

Në një dalje për mediat, ajo vuri theksin te kujdesi higjenosanitar nga qytetarët.

“Me rëndësi është të jemi vigjilentë dhe të kujdesshëm për veten dhe të afërmit tanë. Këto janë rregullat kryesore të higjenës. Ky virus nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare por edhe duke u përkujdesur për veten dhe të afërmit tanë. Mos të përshtyjmë dhe lëshojmë qyrrat tona anembanë”, porositi ajo.

Bino tha se koronavirusi përhapet njësoj si virusi i gripit, me spërkla, por ka një vdekshmëri më të lartë se virusi i gripit.

Por si ta dallojmë nga gripi?

“Simpomat janë të ngjashme me gripin, me rëndësi është historia e udhëtimeve. Nuk duhen neglizhuar shenjat, të kontaktojnë menjëherë 127. Simptomat kryesore lidhen me problemet e frymëmarrjes. Por nuk duhet të dyndeni nëpër urgjenca. Kontaktoni në telefon me mjekun e familjes, te 127”, tha ajo.

Instituti i Shëndetit Publik, shtoi ajo, e përcakton koronavirusin në vend.

Bino tha se ka disa pajisje me të gjitha kitet dhe ragentët për të diagnostikuar koronavirusin në vend.

Bino tha se janë përforcuar masat në kufi.

“U bëj thirrje qytetarëve që udhëtojnë nga Italia apo Kina, të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo shqetësim mjekësor”, tha ajo.

Mjekja e infektivit nënvizoi se virusi në asnjë vend të botës nuk mund të ndalet në aeroport.

Në lidhje me karantinën, ajo tha se karantina është vend për të shëndoshët.

“Kemi përcaktuar rregullat si do bëhet vetëkarantinimi në shtëpi dhe karantina e posaçme në strukturat shëndetësore”, shtoi më tej Bino.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Hahaha ore a jane ne terezi keto njerez qe genjejne me kaq pafytyresi. Shkoni shikoni ne aeroporte e ne pika kufitare se sa “te forta” jane masat qe kane marre. Kjo flet per higjiene personale ku ka zona te vendit te cilat kane problem me furnizimin me uje te pijshem e ku gjithe Tirana eshte e mbushur me depozita qe jane vatra ndotje.Kjo e veteizolimit pastaj eshte per te qare e per te qeshur. A keni pare ndonjehere ndokend qe veteizolohet se eshte me virus? Ne cfare planeti jeton kjo zonje?

    • U futem ne nje beteje idiote lidhur me paralajmerimin per termetin, jo kush e tha, jo pse e tha…Ra termeti. Pame qe nuk kishim as kapele e as qen. Ruajini energjite o shtetare te nderuar. Fokusohuni e perqendrohuni tek detyrat qe keni. Mos u merrni me rrjetet sociale. Ato jane liria e fundit qe njerezit duket se kane ne dispozicion per t’u shprehur per kete shqetesim mbareboteror. Burimi i problemit nuk jeni ju, prandaj nothing personal.
      Por menaxhimi, mbetet ne doren tuaj.
      Duhen makineri, maska, shtreter, natyrisht edhe shami hundesh e sapun per duart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *