Italia ka regjistruar sot 20765 të infektuar të rinj me koronavirus, shifër kjo në ulje nga dita e djeshme, ashtu si edhe më e dukshme është ulja e viktimave, 217 sot kundër 307 të 24 orëve më parë.
Lombardia me 4397 dhe Emilia Romanja me 3056 vijojnë të jenë rajonet më të goditura, të ndjekura nga Kampania dhe Piemonte, rajone këto që kanë filluar të marrin masa më të ashpra për parandalimin e përhapjes së virusit, që në Itali me shumë gjasa ditën e nesërme do të kalojë pragun e errët të 100 mijë viktimave.
Ndërkohë, nga dita e nesërme shkollat do të mbyllen pothuajse në të gjitha këto rajone, por edhe në rajone të tjera aty ku ka raste vatrash infeksioni më shqetësuese.
h.b/dita
