Koronavirusi në Greqi, 3 vdekje të reja orët e fundit, 252 viktima në total

Leda Hysa

Në Greqi është shtuar numri i personave që po e humbasin betejën me koronavirusin. Orët e fundit janë konfirmuar tre vdekje të reja, duke e çuar numrin e viktimave në 252.

Mëngjesin e sotëm një 83-vjeçare, e cila ishte shtruar në spital, nuk arriti dot që të mposhtet virusin.

83 vjecarja  vuante nga sëmundje të të tjera, ndërsa sipas informacioneve ajo ishte banore e shtëpisë së pleqve  “Estia Papageorgiou”.

Edhe një 90-vjeçar nga shtëpia e pleqve  “Agia Kyriaki” në Asvestochori humbi jetën sot  në Spitalin Papanikolaou. I moshuari pësoi arrest kardiopulmonar për shkak të dështimit multorganik në infeksionin Covid-19.

Ndërkohë një 87-vjeçar e humbi betejën me Covid-19 në Spitalin Papageorgiou në Selanik.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ky po që është lajm.. Humbje e madhe në Greqi për shkak të Covid -19. Gjynah të shkretët këta që nuk e kanë fituar betejën me këtë sëmundje. Ngushellime Greqisë për këtë humbje të madhe një 83 vjeçare një 90 vjeçari dhe një tjetër 87 vjeçari. Shumë faleminderit gazeta dita që na mban të përditësuar me të tilla lajme. Kemi shumë nevojë të dimë se si po rritet çdo ditë numri i vdekjeve në shtetin fqinj. Edhe njëherë faleminderit për këto lajme që na prekin shumë…. ( Po pse nuk u bie një damlla me gazetarë e me redaksi që na hapni barkun me këto broçkulla ) Ptu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *