Komisioni Papnor për Arkeologjinë i Selisë së Shenjtë ka urdhëruar mbylljen e përkohshme të të gjitha katakombeve të hapura për publikun duke filluar nga sot.
Vendim erdhi “për arsye që lidhen me situatën e krujiar nga epidemia e koronavirusit” dhe për shkak të “natyrës fizike të katakombeve, në të cilat ka përqendrim të lartë të lagështisë, ventilim dhe hapësira të kufizuara”.
Katakombet që vizitohen nga publik janë të vendosura në Romë, Lazio, Campania, Siçili, Toskan dhe Sardenjë.
Bilanci i koronavirusit në Itali është 11 të vdekur dhe 357 të infektuar në nëntë rajone të Italisë: 259 raste me 9 viktima në Lombardi, 58 raste me 2 vdekje në Veneto, 26 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte, Lazio dhe Siçili, 2 në Toscana dhe Liguria, 1 në Tirolin e Jugut.
Deri në këto momente, zonat e infektuara janë ato të Lombardisë dhe Venetos
j.l./ dita
