Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit nga 836 testimet të kryera kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 125 persona të tjerë.
Gjithashtu betejën ndaj COVID-19 e kanë humbur 5 pacientë duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 358.
Sipas MSH, rastet e reja të infektimit janë: 57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 2444
- Durrës 559
- Shkodër 373
- Lezhë 295
- Elbasan 274
- Korçë 237
- Fier 222
- Vlorë 189
- Kukës 143
- Berat 106
- Gjirokastër 69
- Dibër 69
h.b/ dita

Ashu
Kështu vazhdoni, rrugë së duhur për integrim urupian
5 paciente! D.m.th. kane vdekur ne spital! Dhe cdo dite vdesin ne te dy spitalet 4-5 njerez. PO nder ata qe mjekohen neper shtepia, sa eshte numri i vdekjeve ne dite? Nuk e dime, por raporte nuk ka! Perderisa nuk degjojme gje, ka mundesi qe ky numer te jete i paperfillshem, nje ose dy, megjithse numri i atyre me covid neper shtepia eshte dhjete here me i madh se numri i te shtruarve ne dy spitalet! Cfare tregon kjo?..