Humbin jetën 12 persona, rritet numri i pacientëve që po trajtohen në spitalet COVID

time

Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3885 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1088 qytetarë. Sakaq, gjatë këtyre orëve kanë humbur jetën 12 qytetarë.

Fjala është për 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 35-78 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 781 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 56,764 që nga fillimi i epidemisë dhe aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

320 raste në Tiranë, 99 raste në Sarandë, 92 raste në Durrës, 65 raste në Fier, 60 raste në Vlorë, 53 raste në Shkodër, 52 raste në Krujë, 37 raste në Gjirokastër, 36 raste në Berat, 34 raste në Tepelenë, 32 raste në Kuçovë, 26 raste në Kurbin, 21 raste në Elbasan,16 raste në Mat, 14 raste në Kamëz, 11 raste në Bulqizë, 10 raste në Mallakastër, 9 raste në Korçë, Përmet, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Lushnje, 5 raste në Mirditë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Kukës, Kavajë, Delvinë, 4 raste në Lezhë, Pogradec, Kolonjë, Vorë, 3 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Dibër, Maliq, 2 raste në Has, Himarë, Poliçan, 1 rast Pukë, Tropojë, Librazhd, Vau Dejës, Shijak, Patos, Këlcyrë.

COVID-19 – Statistika ( 14 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         1088
Të shëruar në 24 orë      781
Të shtruar në spitale      531
Humbje jete në 24 orë   12
Testime ditore                3885

Testime totale           414,278
Raste pozitive            93,075
Raste të shëruara      56,764
Raste Aktive               34,756
Humbje jete                1,555

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20366
Fier     2991
Durrës     1782
Elbasan   1403
Shkodër  1531
Vlorë       1804
Lezhë   1150
Korçë      1018
Berat       1031
Gjirokastër 863
Kukës   452
Dibër    365

h.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Shqiperia buzeqesh. Jemi 56 here me mire se Italia dhe 18 here me mire se Gjermania. Vaksinat po vijne se per fat kemi Edi Ramen.

  • Edhe komiteti i pseudoexperteve sigurisht sheh ketu nje sukses te madhe, apo ko! Sa ma shume te prekur aq ma shume pare per biznesset e burrit, nipit, motres qe i kane vendosir ka mos per te rrjepur mire shqiptaret! Hajde gazetaria e shqiperise, hulumtonilidhjet familjare te tyre ne zinxhirin e shendetsise qe te kuptoje populli pse nuk bejme perpara nga disa qe edhe piken e fundit te gjakut duan me ia marr ketij populli!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *