Koronavirusi, në të gjithë botën janë shëruar mbi 90 milionë persona

time

Në bazë të të dhënave të pasqyruara në Worldometers, nga totali i të infektuarve e kanë humbur jetën 2.5 milionë persona.

Ndërsa, 90,9 milionë të tjerë janë shëruar. Vendi me më shumë raste dhe viktima është SHBA ku numërohen 29,3 milionë të infektuar dhe 528,515 raste fatale.

SHBA pasohet nga India ku janë regjistruar 11,1 milionë të infektuar dhe 157,385 viktima. India pasohet nga Brazili e më tej radhiten Rusia dhe Britania e Madhe.

Në të gjithë botën po shpërndahen vaksinat e autorizuara për të luftuar koronavirusin, ndërsa autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që të mos relaksohen masat pasi vaksinat nuk janë e vetmja zgjidhje.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *