Situata e krijuar nga koronavirusi ka paralizuar të gjithë globin, këtu duke përfshirë edhe sportet.
Pavarësisht se janë pezulluar të gjitha evenimentet sportive në shumë shtete, sërish ekipet mendojnë për sezonin e ardhshëm.
Në futboll, Barcelona po mendon për “blindimin” e skuadrës për sezonin e e ri duke synuar emra të mëdha.
Prej disa ditësh, në media qarkullojnë lajme për largimin e Suarez, ndaj katalanasit duhet të gjejnë patjetër zëvendësuesin e tij.
Duket se ato i kanë drejtuar sytë nga ylli argjentinas i Interit, Lautaro Martinez.
22 vjeçari ka një kontratë me zikaltërit deri në 2023, dhe një klauzolë largimi prej 111 mln eurosh, një vlerë kjo e vlefshme për periudhën 1 deri në 15 korrik.
Kjo duket një mundësi e mirë për blaugranasit të cilët mund të tentojnë me gjithçka për të përfituar shërbimet e Martinez.
E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se 22 vjeçari nuk ka pranuar asnjë thirrje nga ekipi i Inter për të rinovuar kontratë, një fakt që mund të shërbejë si thirrje për ekipet që interesohen për të.
l.h/ dita
