Koronavirusi, Pekini urdhëron karantinë 14-ditore për të kthyerit në qytet

Ornela

Autoritetet e Pekinit kanë urdhëruar të gjithë qytetarët që kthehen në qytet, të hyjnë në karantinë për 14 ditë.

Banorët janë paralajmëruar që “të bëjnë vetë karantinë ose të shkojnë në vendet e caktuara për karantinë”, pasi u kthyen në kryeqytetin kinez nga pushimet, raporton BBC.

Ky njoftim erdhi dje nga grupi i punës për parandalimin e virusit në Pekin, pasi banorët u kthyen nga festimi i Vitit të Ri, të cilët kishin shkuar në pjesët e tjera të Kinës.

Kjo masë është ndërmarr për të ulur rrezikun e përhapjes së më tejme të koronavirusit vdekjeprurës. Deri më tani mbi 1300 njerëz kanë vdekur nga virusi, i cili e ka origjinën në qytetin kinës Wuhan.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *