Shkodra “bomba me sahat”, zbulohen edhe 5 raste të reja me Covid-19

J L

Shkodra duket se po përballet me një shpejtësi të frikshme të përhapjes së koronavirusit, ku në ditët e fundit, familje të tëra kanë rezultuar pozitive me raste.

Burime bëjnë me dije se së fundi janë zbuluar dhe 5 persona të tjerë të prekur me Covid 19, 4 anëtarë të të njëjtës familje në lagjen Kiras, dhe 1 anëtar në familjen e Dobraçit, që ka pasur dhe me herët raste të konfirmuara.

Në këtë mënyrë numri i personave të prekur në Shkodër shkon në 37, ndërkohë që mbrëmë u shënua dhe viktima e parë.

Mbrëmë vdiq në spitalin e Shkodrës një grua 80-vjeçare, pa mundur dot që të transportohet në spitalin Infektiv, pasi ishte në gjendje shumë të rëndë.

Ajo u konfirmua pozitive së bashku me të motrën e saj, vetëm gjatë pasdites së djeshme.

Të gjitha këto raste pritet që të përditësohen dhe në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, që bëhen publike çdo ditë rreth orës 11:00.

j.l./ dita

Share This Article
13 Comments
  • “Shpejtësi e frikshme e përhapjes së koronavirusit! janë zbuluar 5 persona të tjerë të prekur me Covid 19”!!! Sa të mjerë që jemi dhe nuk e dimë që jemi ose bëhemi se nuk e dimë mjerimin tonë! Duam të friksojmë me 5 persona të tjerë! Po ku do përfundojmë kështu ooo njerëz të mirë? Të mbledhim mendjen pak dhe të shohim më mirë “virusin kriza ekonomike” sepse më duket se është ngatrruar/gabuar emri me koronavirus…

    • Voltana edhe njiheran asht kene e asht ba Fontana e t keqes. Ti marrin e ti kurojn tash gjindjen te shpia saj e te villat e Ilir Metes. Pyetne gjndjen a e dune sherbesen e tyne e a u besojne ma per gjasend?

    • Po te marresh trute e brumbullit ai te çon ne h*le keshtu dhe me Voltanen,Spahiun,Deden e ri etj te cilet per inat te Rames promovuan shetitjet dhe moskokeçarjen per respektimin e izolimit,duke u kthyer vend infektimi dhe sidomos duke rritur viktimat.Ja çdo te thote te ndjekesh pas “te mençurit”e Shkodres megjithese shkodrane nuk kane ngelur ne Shkoder…

    • A po ke per ta pare bythen e mizes ti mos ki merak se ata 5 veta bejne kerdine 1 dhe infektoi 40 po ata 5. Mos na bej shume dengla ekonomie ti se e morem vesh sa i mire qeke ne llogari. Po spati njerez qe te jene te afte me pune p e nones tate do shohesh cop mishi

      • Jo 6 metra mbi nivel por edhe sikur 6 metra ne n nivel, nga mentaliteti jane maloke e shkuar malokeve. Shkodranet jane me te trashet e gjithe Shqiperise.

        • Zonja Lira, nëse je vërtet ZONJË!
          FYERJA E NJERËZVE NË FATKEQËSI, sidomos morti, është blasfemi. Nuk e di në se je katolik por sidoqoftë ky është racizëm, ndaj bashkëpatriotëve të një krahinë tjetër.

  • o GONI PRANDAJ DUHET TE RESPEKTOJME KARANTINEN SE PO NU U IZOLUA KORONAVIRUSI JO KAM FRIKE POR JAM I BINDUR SE NUK DO NA SHKOJE MENDJA PER EKONOMINE POR SI TE SHPETOJME JETEN TONE.ME VJEN KEQ PER POPULLIN SHKODRAN , NJE POPULL INTELIGJENT POR KJO MENDJELEHTESI MUND TI KUSHTOJE SHUME SHTRENJTEQOFSHA I GABUAR

  • Nuk e kuptova ky virusi ka ardhe me pushime si turist tek ne dhe tjetra qe do desha te di per sa kohe e ka bere prenotimin ?P qe se bileten e kthimit e ka lene te hapur atehere ne kot qe mbyllemi mbrenda sepse o do te na duhet te rrijme mbrenda pa afat ose kurdo qe te dalim do te infektohemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *