Koronavirusi, pezullohen për tre muaj pagesat e kredive

Ornela

Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë ka vendosur që të shtyjë për tre muaj shtyrjen e pagesës së kësteve të kredive për tre muaj.

Sipas Abcnews.al, vendimi është marrë pak më parë dhe parashikon kreditë për biznese dhe individë.

Situata emergjente e krijuar nga frika për përhapjen e epidemisë, pritet të sjellë zbatim të masave lehtësuese edhe për biznesin nga Ministria e Financave.

Në kuadër të masave mbrojtëse nga koronavirus, Ministria e Financave mund të anulojë vendosjen e gjobave dhe kamatëvonesave për vonesat në deklarim.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje vdekjen e parë nga koronavirusi. Gruaja 73 vjeçe u prek nga koronavirusi gjatë një udhëtimi në Bolonja. E moshuara vuante edhe nga probleme të zemrës.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *