Koronavirusi, regjistrohen 24 viktima dhe 334 raste të reja në Greqi në 24 orët e fundit

time

Në Greqi, gjatë 24 orëve të fundit, raportohet se 24 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije gjithashtu se kanë rezultuar pozitivë 334 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 151 980 të prekur.

Ndërkohë 288 pacientë ndodhen të intubuar, mosha mesatare e të cilëve është 68-vjeç. Sakaq numri i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë në Greqi ka arritur në 5654 viktima, 3330 e të cilëve janë burra.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *