Koronavirusi, regjistrohet viktima e 5-të në Itali

Ornela

Italia ka regjistruar një tjetër viktimë nga koronavirusi, ai është një 86 vjeçar nga rajoni i Lombardisë duke e rritur numrin e atyre që kanë humbur jetën në pesë.

Deri më tani janë shënuar 219 raste të të infektuarve në të gjithë vendin, nga të cilat 167 janë në Lombardi, 27 në Veneto, 16 në Emilia-Romagna, 3 në Piemonte, 1 në Romë.

Autoritetet kanë izoluar 11 bashki midis Lombardisë dhe Venetos, në zonat e shpërthimeve. Në zonën e Lodit, policia bllokoi zonat e hyrjes dhe daljes, duke njoftuar shoferët se sapo të hynin në bashki, ata nuk do të mund të dilnin dhe anasjelltas.

Në Vo ‘Euganeo (Padova), ku u regjistrua viktima e parë, masat e mbrojtjes së “zonës së kuqe” fillojnë në orën 7. Mbi 50 mijë njerëz janë vendosur në karantinë në komunat e izoluara.

O.J/DITA

Share This Article
1 Comment
  • Mizeria kineze po i ben botes Tranazh.
    Xhdo vit prodhon nga nje virus te tmerrshem vdekjeprures te pasherueshem..
    Gripi pulave,gripi derrit,gripi lakuriqit,SARS,Tuberkulozi rezistent.etj.
    Bota duhet te mbledhe Keshillin e Sigurimit,ti vere embargon njerezore Kines,Asnje kinez mos kaloje kufirin si ne kohen e Maos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *