“Mosmarrëveshjet e vendeve anëtare për politikat ekonomike gjatë pandemisë së koronavirusit, rrezikojnë që ta ndajnë projektin evropian”.
Këtë paralajmëron komisioneri për ekonominë në BE Paolo Gentiloni i cili flet për dallime ekonomike në rritje mes vendeve, në vend që të zvogëlohen përballë një pandemie të tillë.
“Është e qartë se dallimet ekonomike midis vendeve evropiane, në vend që të zvogëlohen përballë një krize si kjo, ato po rriten. Do të jetë shumë e vështirë ta mbajmë bashkë projektin evropian”, thotë Gentiloni, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Të enjten, Gjermania dhe shtetet e tjera veriore të BE-së e refuzuan një propozim të mbështetur nga nëntë vende, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Francën, për të ashtuquajturat “bono-detyrime për koronën”.
Ato do të lëshoheshin në emër të Eurozonës si tërësi dhe do të ishin borxh i përbashkët i shteteve anëtare. Vendet anëtare evropiane duhet të “fillojnë me objektiva të përbashkëta”, tha Gentiloni.
“Kemi nevojë për një instrument të ri të garantimit të papunësisë dhe një plan për mbështetjen e biznesit”, tha mes tjerash ai.
Dy vendet me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi janë Italia dhe Spanja, të dyja anëtare të BE-së.
Aktualisht, numrin më të madh të të infektuarve e kanë Shtetet e Bashkuara, me mbi 145,000 raste.

l.h/ dita

Cfare duan keta?! Kombi me I padisiplinuar ne Europe pas Shqiptareve?
Te krahasohen me Gjermanet?! Kombin me produktiv qe pas renies se perandorise Romake?!
Vend ku burrat puthen tre here ne faqe?!
Eshte shpejt te flitet per bono, per ndihma, e terci e verci. Tani eshte koha e pergjysmimit te rrogave, koha e ndihmes vullnetare, koha e ruajtjes se gjakftohtesise! Llogarite e tjera hapen me pas!
Kur gjermanet kursejne, italianet, spanjollet e francezet thone ne do te jetojme me borxhe dhe greket thyejne pjata (te marra borxh).
Sot kerkojne ndihmen e Gjermanise dhe te vendeve nordike.
Nuk ju kujton kjo ate fabulen e famshme te gjinkalles dhe melingones (kur erdhi dimri, gjinkalla qe kendoi gjithe veres, i kerkoi ndihme melingones)