Situata me koronavirusin në Shkodër, shkarkohet prefekti Millja

Ornela

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkarkuar nga detyra Prefektin e Qarkut të Shkodër, Çesk Millja.

Ndërkohë, është emëruar Koordinator për Qarkun e Shkodrës për Koronavirusin, zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

“Ky vendim është marrë në kuadër të përpjekjes për një mbështetje më të madhe nga ana e qeverisë për Shkodrën në tërësi dhe sidomos për mbështetjen e masave për tejkalimin e gjendjes së krijuar nga COVID-19. Nëse kemi shprehur rezerva, kjo nuk do të thotë që vërejtjet i janë adresuar vetëm Bashkisë. Për mënyrën se si kanë funksionuar dhe mos funksionuar gjërat në Shkodër kanë ndikimin e tyre edhe drejtues të degëve territoriale në qark si dhe prefekti i qarkut. Për fat të keq gjatë kësaj periudhë është vërejtur një burokraci e papranueshme, një mungesë përgjegjësie. Lamallari do të ketë bashkëpunim me kryetarët e Bashkive. Komandimi i një zv.ministri në këtë funksion është shprehje e rëndësishëm që qeveria i kushton gjendjes në qarkun e Shkodrës. Do të ketë në dispozicion jo vetëm rolin e prefektit. Kam besim se drejtuesit e bashkive të qarkut do ta vlerësojnë këtë gjë si një shenjë e një vlerësimi të qartë. Dua t’ju kërkoj drejtuesit e Bashkive në qarkun e Shkodrës”, tha Lleshaj.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Do te vleresojme didomos faktin qe qillimisht nje pergjegjese institucional ´denon’me vdekje njerezesh nje qytete per arsye politike !!!
    Vendim me vend po i vonuar qe ka si pasoje perkeqesimin e situates ne gjithe Shqiperine!
    Kur militantizmi i verber vret!

  • Prefekt? C’do me thene ky post? C’lidhje ka me Min. e Br.? E kisha degjuar vetem nga komedia e Besim Lubonjes! Po lali Eri cfar i bie te jete?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *