Koronavirusi, shkon në 213 numri i viktimave dhe mbi 9 mijë të infektuar

J L

Gjendja në Kinë sa vjen dhe rëndohet teksa numri i viktimave nga koronavirusi i ri shkoi në 213 persona, shkruan Business Insider.

Ndërsa numri i rasteve i të infektuarve është rritur me 2000 brenda 24 orësh dhe numërohen mbi 9600 të tillë.

Këto janë shifra alarmante, jo vetëm për Kinën por për të gjithë botën.

Organizata Botërore e Shëndetit shpalli ditën e djeshme gjendjen e emergjencës globale dhe u bëri thirrje të gjitha shteteve të marrin masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e saj.

Deri tani janë konfirmuar me dhjetëra raste në të gjithë botën.

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Giuseppe Conte deklaroi se u konfirmuan dhe dy rastet e para me koronavirus në Itali.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Mos u merni shume me tullumbacet e krizave qe krijojne mediat. Shumica e mediave boterore jane papagaj te njeri tjetrit. Del nje e hedh nje lajm, e te tjeret fillojne e perserisin te njetjtat gjera, duke dhe e amplifikuar e dramatizuar informacionin.

    Sa per viruset e gripit, jane organizma qe kane ekzistuar e do ekzistojne si pjese e pandare e jetes ne planetin toke. Nuk e kuptoj se kujt e per c’fare i sherben gjithe kjo zhurme per nje virus gripi. Ju kujtohet gripi i derrit, i pules, i lopes, virusi Zika? Nuk erdhi fundi i botes dhe ketu jemi prape. Mos u manipuloni dhe lerini te llomotitin refrenin e rrezikut dhe fundit te botes.

    Njerez vdesin e do vdesin cdo dite, por kjo nuk do te thote se po vdesin te gjithe nga viruset e gripit. Njerez me shendet te dobet apo probleme te tjera vdesin dhe nga nje ftohme e lehte apo prerje gishti apo nga asnje lloj shkaku apo semundje.

    Gripi grip eshte o njerez. Ka qene per miliona vite e do te jete i tille dhe per miliona te tjera.

    Sa per informacion, Kina ka nje popullsi te dendur dhe perdite vdesin jo me qindra por me qindramijera. Tani na doli edhe Buziness Insider dhe na ndricoi me informacionin qe paskan vdekur shume nga virusi, thua se shkuan ne Kine e ju bene analizat apo autopsine te vdekurve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *