Koronavirusi, shtyhet gara e Tajlandës në MotoGP

Ornela

Shpërthimi i koronavirusit në disa vende të botës, ka bërë që jetë publike në disa vende paralizohet.

Gjithashtu, vende të ndryshme kanë ndërprerë fluturimet ndërkombëtare me vendet e prekura, ndërsa këto të fundit janë futur në karantinë për shkak të koronavirusit.

Pasojat po i vuan edhe bota e sportit. Çmimi i Madh në MotoGP, që do të mbahej në 22 mars në Tajlandë është shtyrë për një kohë të pacaktuar, tha zëvendëskryeministri tailandez, njofton BBC.

Shkak është bërë përhapja e shpejt e koronavirusit në disa vende të tjera aziatike, që janë afër me Kinën, vendi ku shpërtheu epidemia. Ndërkohë në Itali, janë pezulluar pjesërisht garat sportive, mes tyre dhe ndeshja mes Juventus dhe Inter.

O.J/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *