Në lidhje me personat që kanë kaluar koronavirusin, mjeku Genc Sulçebe u shpreh se është e qartë se nuk do të sëmuremi për disa vite.
Ai është shprehur gjithashtu se ka raste edhe se virusi është shfaqur disa herë, por ky është një përjashtim.
“Nëse e kemi kaluar covidin, është e qartë se nuk do të sëmuremi për disa vite, se përndryshe kalojmë ligjet e biologjisë. Ka disa raste kur virusi është shfaqur disa herë, por ky është një përjashtim.
Edhe ndaj gripit ne nuk reagojmë njëlloj se kjo varet nga sistemi imunitar. Këto riinfektime nuk kanë qenë të rrezikshme deri më tani.”- shprehet mjeku.
h.b/dita

Mjafton te jesh n’ato perjashtime!