Presidenti Ilir Meta pritet të thërrasë të mërkurën mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për masat e marra për situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri.
Burime pranë institucionit të Presidencës konfirmojnë se kreu i shtetit ka tentuar të mbledhë në tryezë të gjithë aktorët dhe është ftuar edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha
Kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës të angazhuar për këtë situatë si Manastirliu, Xhaçka, Lleshaj dhe Ahmetaj pritet të jenë në tryezën ku do diskutohet mbi masat që janë marrë dhe pritet të merren për përballimin e përhapjes së COVID-19.
Burime pranë institucionit të Presidencës konfirmojnë se kreu i shtetit ka ftuar edhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.
e.k. / dita

Në këto situata asnjë në Botë nuk mblidhet për “siguri” Kombëtare nën një shembull pasigurie e të qënurit bashkë! Ilir Meta ka më problem imazhin e tij dhe tatim pulsi të Edi Ramës, se sa “sigurinë”, e cila bukur fort është arritur dhe vazhdon të arrihet me masat rigoroze qeveritare. Edi Rama duhet ta zhbëjë këtë mbledhje kapriçoje!
Video konference se eshte e rezikshme.
Mase vdisni komunista hajduta drogaxhiun rrobqira
Ilir ku e ke distancen masken pse vazhdon me thyerje rregullash ti dhe ata qe te vijne ne mbledhje. I shkreti sdi te perdori call konference dhe i merr ne qafe te gjithe hajde president hajde.Pse i thyeni ju rregullat qe duhet ti keni me te mirat qe populli tju ndjeki …apo rregullat jane vetem per koke palaret qe ti i ke lene pa uje. Dy fytyrsh.
Reklame presidenziale pas pilafit