Koronavirusi “thyen rregullat”, vogëlushja e sapolindur pozitive

Leda Hysa

Autoritetet italiane kanë konfirmuar se një vogëlushe e sapolindur ka rezultuar pozitive me koronavirus në Bergamo.

Ajo po kurohet në repartin e terapisë intesive.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Institutit Suprem të Shëndetit Publik në Itali, Silvio Brusaferro.

“Vogëlushja që ka pak ditë jetë ishte nën asistencë mjekësore për probleme të vogla pas lindjes e ka rezultuar dhe pozitive nga koronavirusi. Vogëlushja, tha ai, është nën monitorim çdo çast e deri tani tek ajo nuk është aplikuar frymëmarrja artificale.”

Raste minorenësh të infektuar nga koronavirusi janë identifikuar dhe ditë më parë, por ky është rasti i parë i një të porsalinduri të prekur nga koronavirusi.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *