Korporata

redaktor

HYSTERIA

Kam vetëm një pyetje. A thithin të bardhë gjykatësit? Ne jemi të mirë-informuar për politikanët, artistët, pasanikët. Dimë veset e njërit, dashnoret e tjetrit, deri edhe pasuritë e borxhet e tyre. Ne dimë kazinotë e preferuara, metrat katrorë, deri dhe batutat e tyre. Por, nuk dimë asgjë për gjykatësit. Asgjë. Nuk i njohim as për fytyrë, përveçse nëse përballemi me ta në gjyq. Ata jetojnë jashtë rrëmujës, jashtë vëmendjes së opinionit publik, si ata gjynafqarët që po hanë një copë përshesh me kos në cep. Përveçse nuk po hanë përshesh me kos. Hanë përshesh me gjak.

UPRAISING

Para ndonjë muaji, një grua, u afrua te Zyra e Këmbimit pranë gjykatës të kthente 1 milionë lek të vjetra në Euro. “Nuk na i do gjykatësja në lek”, tha me një psherëtimë. Korporata nuk ushqehet me qumësht, e as prodhon e qarkullon bylmet në treg. Ajo tregëton drejtësi. Paratë që qarkullojnë në të nuk janë të ardhura mollësh importi, as bileta koncerti. Janë para të lyera me gjak. Sepse edhe ata që duan të blejnë drejtësinë, shpesh nuk shesin bileta koncerti e as mollë.

Sigurisht, nuk dua t’i fus të gjithë në thes. Mund të ketë dhe gjykatës që nuk bëhen pis. Përjashtimi përforcon rregullin. Por korporata nuk të jep shumë mundësi zgjedhjeje.

Ne e dimë shumë mirë se ç’ndodh me sistemin tonë gjyqësor, që së fundmi po përkufizohet gjithnjë e më shumë me termin “korporatë”. Korporatat në vetvete janë një mekanizëm i pashpirt, dhe kur janë mafioze, janë maja e piramidës së krimit – janë shumë, të organizuar, kanë rrjet, janë të legalizuar, dhe janë shfrytëzues.

Avantazhi i Korporatës së Drejtësisë është i thjeshtë. Të pushtetshmit kanë nevojë për të. Nevojtarët i tremben. Media nuk merret me ta. Askush nuk i njeh. Ata, nuk e kanë përjetuar gjykimin moral të publikut. Akoma.

RESISTANCE

Çmontimi i Korporatës është i vështirë. Aq më tepër, kur qeveri dhe opozitë janë plot me ata që i kanë rrëshqitur më shumë se një herë gjykimit, apo drejtësisë. Por fillimi është i thjeshtë: Nxjerrja e portreteve të tyre ditë për ditë në faqen e parë të gazetave. It’s time the fat cats had a heart attack. Media shqiptare, është po ashtu një partner i korporatës. Sa prej frikës, sa prej interesave të pronarëve, sa prej burracakërisë së gazetarëve e kryeredaktorëve.

Lajmet e kanaleve të mëdha janë të mbushura me aktivitete partish, dhe nuk kanë guxim të nxjerrin fytyrat e bosëve të korporatës, orët e tyre të forinjta, shtëpitë e pasuritë e tyre. Nëse kjo do të ndodhte, nëse media do bënte detyrën e vet për të denoncuar korporatën mafioze të Drejtësisë, ata nuk do të mund të rezistonin gjatë. Nuk është kollaj t’i rezistosh fytyrës tënde në lajme. Edhe vrasësit e mbulojnë fytyrën me mëngë para kamerave që i presin te dera e gjykatës. Gjithçka ata kanë bërë e bëjnë duhet të bëhet publike e të përsëritet me zë të lartë. Ne duhet të dimë gjithçka. Edhe sa dashnore kanë, edhe nëse marrin kokainë, edhe nëse luajnë bixhoz. Denoncimi dhe gjykimi i tyre moral duhet të vazhdojë pa ndërprerë.

Dhe le të shohim si do e mbajnë korporatën në këmbë, kur që nga sekretaret e deri te rojet të pëshpërisin pas krahëve per portretet e tyre në lajmet e një nate më parë. Nëse media do ishte partneri i qytetarëve, gjithçka do ishte më e lehtë. Situata nuk do kishte mbërritur deri këtu. Por, le të fillojë me një gazetë, me një blog a dy.

Kjo është arsyeja pse unë vazhdoj të shkruaj në këtë gazetë, dhe pa u paguar. Është nga ato fare pak mediume që ndoshta nuk mundet t’i thotë të gjitha, por, të paktën thotë diçka. Dhe nuk ka shpërblim më të madh, se kur në kopertinën e numrit ku gjendet një shkrimi im, janë fytyrat e bosëve të korporatës.

Share This Article
21 Comments
    • Ju rrefej hallin tim:
      -Ne ish ushtarakeve,pasiSali Berisha na hodhi ne rruge me nje pension kriminal,pa u bazuar ne STATUSIN E USHTARAKUT,pasi u tall me ne duke ndryshuar te drejtat tona me nje urrejtje te pa kufizuar,per…..3 VJET RRESHT ME SOROLLATEN NE GJYKATEN E RRETHIT TIRANE(si te gjithe koleget e mij)ku kerkoja te drejtat e mija sipas ligjit!!!
      U nderruan 3 gjyqtare ,mungonin juristet e sig.shoq.me raporte te kota per 1 vit deri sa na kaluan ne Gjykaten Administrative!!!
      Ligji e ka caktuar,qe kjo GJYKATE duhet ta mbylle ceshtjen per 45 dite,por kam 4 MUAJ dhe vetem nje seance kam bere!!!
      Pse mazhoranca nuk e zgjidh kete problem me SHPORRJEN E AKTEVE LIGJORE E NEN LIGJORE te nxjerra nga Berisha dhe te shpetojme NE,por edhe gjykatat nga MIJRA CESHTJE GJYQESORE,qe kane ish ushtaraket ne ato???
      Po vdesim e nuk po marrim DJERSEN E GJAKUN TONE TE 24 VJETEVE!!!

  • Me siguri,qe nuk cuditet njeri pse nuk ka postime per shkrimin tuaj, per kete vut edhe ju nje dore duke treguar se nuk mund te behet shaka me ‘KORPORATEN” per deri sa Kryeministri, qe eshte te pakten i till, te jete kryetar i mazhorances absolute te cilen e ka bekuar SOVRANI per te zhbere korporatat e te gjitha llojeve se kete radhe ose do te rilindim Shqiperia ose do te na marr lumi.
    Me respekt V.Duka.

  • ne mos gaboi eshte zgjitdha me juri qe kejo poshtersi e pabesi dhe prapambetje te largohete nese po dhe plotsohete nje kushte per te luftuare kete terorizeme ne drjtsi pere pare atehere qenka e thjeshte po ketu lind pyetja kushe e do vene legenashe dhe injoranteshe shqiperine pra nje e komandone botene amerika dhe ajo e ka ne dore po mes shoh ajo sdo se dhe berisha bire i rajersonite ishte kapoja i ballkanite i derguri amerikane dhe dite te zgjedhe nje injorante qe e dogji shqiperine dhe i vrau mes vetite sqiptarete tani po me mbeshtetje arvizuje basha behete bashkiake me masakere vjedhje votashe turp i demokracis nje vjedhje dhe masakere e tille nje masakere ku vullneti i popullite nuk njihete dhe nuk e perfille njeri si me lsi qe smere dote asnje deputete dhe poshtersia dhe pabesia amerikane e bene ate kapon e politikes kure ne qeverine berisha ata ishine deshtimi dhe shkatrimi i asaj qeverie ne deme te shqiperis me sinonimin antishqiptare panaritii qe na ulli flamurine me kok poshte dhe me injorantete petrit vasili dhe vangjel tavo qe e cuane shendetsine ne zero kure veteme ne maqedon te ikeshe gjen sherbime moderne me te gjiatha parametrate ketu sherbimete jane ne nivele me te keqe shume keqe as nuk dine fare poshte antishqipatrete qe fatkeqsishte jane shume dhe e shkatrojne kete shqiperi me shqiptare

  • Ide fantastike Koloreto, e artikuluar nepermjet nje pene shume fine. Media ka nje rol shume te rendesishem ne tronditjen e rrenjeve te kesaj korporate, nese vullneti ekziston gjithçka mund te arrihet.

  • Perse te mos behet nje faqe me data baze te grykatesve skipetare psh me titull:
    “Kandari i drejtesise skipetare”?

  • Z.K.C e keni shprehur mjaft qarte. Nuk ka asnje pushtet qe e injoron dot Opinionin Publik. Dhe diktaturat mundohen ta manipulonne e ta kene ne anen e tyre. Realiteti yne eshte ky qe shohim, Media akoma nuk di (ose nuk do) ta perdori ne sherbim te shoqerise.

  • Edhe unë jam me atë që thotë “isuf” e “v.duka” Koloreto? Shkrimet tuaja kanë forcë sepse kanë piksëpari moral. Moral të shëndoshë. Gati Nje vit më parë për këtë e “sulmove” Rilindjen,për mungesën e një stature morale sidomos në aleanca. Dhe nuk e kishe keq. Po vërtetohet dita ditës se ka qënë një mungese e madhe,një defiçit i madh. Sa për gjyqtarët dhe korporatën e tyre i ke rënë pikës. Madje më duket se shkrimi juaj i sotëm duhet te quhet dita e “shpalljes se luftës”ndaj korporatës. Por kam frikë se korporata përfiton edhe nga ne katundarët indiferentë të shqipërise,nga ojq -të pa nerva dhe pa kocka, nga shpirtrat tanë të vdekur… Terren ideal për korporatën..!? Duhet një punë kolosale për përmbysjen e tyre. Janë të fortifikuar në “blindin politik”. Nuk janë të fuqishëm por jemi ne të dobët. Nejse dita e “shpalljes se luftës” me duket se po vjen. Më duket se fillon me këtë shkrim piper. Eshtë simbolikë e bukur që kjo ditë po fillon te “Dita”. Zjarr mbi korporatën gjeneral Thano!

  • Tym n’qylym, kafe n’gjym. E kapen Meten me ze e me figur dhe me gjygjtaret fitoj pese me zero. Doli ene n’resme me pese gishtat e dores. Shif e shkruj per politikanet e paralel dhe per gjygjtaret e per gazetaret e gazetat. Shif pasunine e politikaneve e gjygjtareve e te gjithe rrogtareve te shtetit e nxirri per dite ne gazete qofte dhe pa koment dhe jo karikatura poshteruese si trakte idiote militante qe nxjerr kjo gazete. Lej Feni shqiptar do te na kthehesh qe punon pa pare?

  • VR !!? Edhe unë jam me atë që thotë “isuf” e “v.duka” Koloreto? Shkrimet tuaja kanë forcë sepse kanë piksëpari moral. Moral të shëndoshë. Gati Nje vit më parë për këtë e “sulmove” Rilindjen,për mungesën e një stature morale sidomos në aleanca. Dhe nuk e kishe keq. Po vërtetohet dita ditës se ka qënë një mungese e madhe,një defiçit i madh. Sa për gjyqtarët dhe korporatën e tyre i ke rënë pikës. Madje më duket se shkrimi juaj i sotëm duhet te quhet dita e “shpalljes se luftës”ndaj korporatës. Por kam frikë se korporata përfiton edhe nga ne katundarët indiferentë të shqipërise,nga ojq -të pa nerva dhe pa kocka, nga shpirtrat tanë të vdekur… Terren ideal për korporatën..!? Duhet një punë kolosale për përmbysjen e tyre. Janë të fortifikuar në “blindin politik”. Nuk janë të fuqishëm por jemi ne të dobët. Nejse dita e “shpalljes se luftës” me duket se po vjen. Më duket se fillon me këtë shkrim piper. Eshtë simbolikë e bukur që kjo ditë po fillon te “Dita”. Zjarr mbi korporatën gjeneral Thano!

  • ME DUKET SE KA ARDHE KOHA QE TE NGRIHEMI E TA VEME NE DREJTESINE NE BINAR SEPSE POLITIKA KESHTU SI E KA NISUR ASGJE SKA PER TE BITISUR

  • si gjithmone nje shkrim i bukur.Por le te themi qe ekziston ende ndonje marifet per te shembur kete lozhe te mpleksur gjykatesisht,prokuroresh e avokatesh.Cila eshte ajo menyre?Une nuk gjej rrugedalje.Mendoj se ligji eshte bere i tille qe te kete vend per te gjitha gjykimet e mundshme.Mund ta lirosh tjetrin dhe denosh perjetesisht brena te njejtes proçedure.Dhe ja sepse Koloreto,se me vjen ne ndihme John Grisham,nje nga autoret e mi te preferuar.Ish avokat dhe njohes shume i mire i sistemit te drejtesise grisham ka bazuar nje seri romanesh mbi difektet e drejtesise dhe abuzimet e ketij sistemi.Nga ana tjeter,njerez te fuqishem ia dalin lehtesisht te fitojne gjyqe te pamundur.Po flas per sistemin gjyqesor ne boten e”perparuar”,tek e cila kemi objektivin biblik te shkojme,pa hyre fare ne Gjinet e Gjonet e sperkatur me flori te Tiranes.Por çfare ndikimi kane proçeset e korruptuara ne masat dhe strukturat e policise?Natyrisht keto te fundit demotivohen,sepse harxhojne kohe dhe mund per te kapur persona shume te rrezikshem,e ndonjehere sakrifikohen edhe jete njerezish e ne fund del ndonje Gjin i parfumuar me flori dhe e le te lire per nje tufe para duke anuluar tere ato perpjekje e mund dhe fonde te harxhuara me qellim triumfin e ligjit mbi padrejtesine.Prandaj,do deshiroja qe denimi ndaj gjykatesve te korruptuar duhet te jete me ekzemplar sesa i keqberesve te zakonshem.

  • Te lumte. Nje e vertete e bukur. Saliu me plepat beri si desh. Rideshtimi nuk ka shprese te zgjidhe asgje qe kur Rama i ben peshqeshin me te bukur per ditelindje Ilirit. Shpresoj ne njerez si ty z. KOLORETO qe nje dite te jene e te flasin me shume. RESPEKT

  • Mafia ka dy krahe te majte e te djathte.Ajo ka 23vjet qe sundon dhe ben gjoja lufte me fantazmen e komunizmit.Ajo zotron gjithcka dhe e ka bere cdo shqiptar si mushken e baba cenit.Rilindasit I kane vene breket ne koke dhe nuk shikojne si jeton populli por jane vene plotesisht ne pune per ti sherbyer berishes.Rama eshte nje mashtrues dhe shejtan budalla ose me sakte krahu I berishes

  • MOS e kruani me KORPORATEN more trima.Duhrt ta dini qe kjo korporate mbrohet mbrapa kuintave si nga ata qe ishin dje dhe ata qe jane sot.JU gaboheni more te mjere se keta drejtohen nga e njejta dore dhe dote vazhdoje gjate. Fijet jane te pa dukeshme dhe ju shikoni e degjoni vetem prralla te verteten nuk do ta shikoni kurre.Votoni se vetem per ate jeni dhe mos shpresoni se dhe keta do bejne gje.Keta tani kane nje te mire se jame me shume specialista per te mbuluar te zezen.

  • Ketu me te drejte u tha per DREJTESINE (e gjitha bashke) se kemi nje KORPORATE KRIMI , por une do te thoshja se behet fjale vetem per nje FILIAL te KORPORATES SE KRIMIT ! KORPORATA E KRIMIT eshte i gjithe sistemi kolonial ne te cilin e kane futur SHQIPERINE ! Ketu u tha me te drejte gjithashtu se KORPORATA E KRIMIT ne Shqiperi eshte thjesht nje pushtet kuisling qe ka marre persiper te sherbeje si nje MEKEMBES i kolonialisteve ! Keta ia kane marre me dhune gjithe sovranitetin popullit dhe e shtypin dhe shtrydhin si tua kete qejfi ! Une nuk shikoj ndonje rrugedalje , te pakten afatmesem ! Asnje tjeter pervec komunitetit popull nuk ka interes te cenoje KORPORATEN ! As ata jashte qe kane vene keta brenda dhe as keta brenda vendit ! E dhimbshme por ky eshte realiteti !

  • Koloreto eshte djale I mire ,por duhet ditur se Shqiperine e shkaterruan nga themelet forca destruktive te cillat mund te identifikohen taman me Salih Berishen, komunist fanatik dhe njekohesisht “antikomunist” I terbuar!

    Sulmit te kapitalit boteror nuk I rezistoi dot edhe Bashkimi I Republikave Socialiste Sovjetike ,atdheut te puntoreve e fshatareve, Juri Gagarinit njeriut te pare ne historine e njerezimit qe doli ne kozmos, satelitit te pare ne orbiten e Tokes, e Jo me nje nje Shqiperi e dale nga regjimi feudal I nje fare Ahmet Zogolli e me pas kalbja e regjimit komunist represiv qe megjithse e ktheu Shqiperine ne nje vend industrialo-agrar, me universitete,Akademise shkencash ,me nje ushtri me aeroplane ,tanke , nendetse e raketa, prape u funds ne kaosin antikomunist!

    Vetem gjigandi komunist Republika Popullore e Kines e cilla perben nje te gjashten e Botes, ashtu si dikur Rusia e Leninit mund te perballet me kapitalin botnor te pangopur e te pameshirshem!

    Koloreto i dashur, ne kete sistem “kapitalist” te instaluar nga Rami Alia nepermjet malokut Salahudin Berisha, kriminel me damke,kumarxhiut e pianikut pervers Fatos Nano, gallofit Edi Rama, mushtullukut hajdut Ilir Meta e kendezit pa breke Lulezim Basha, prisni drejtesi nga skota me e qelbur e shoqnise shqiptare ,gjyqtare, prokurore, avokate, notere, pale police bashibozuke, me te ligj, makute e te poshter edhe se degaxhinjte enveriste!

    • Te rrime shtremte dhe te flasim drejt, Kina e shokut Mao i tradhetoi idealet komuniste, i vetmi vend ku komunizmi ndertohet eshte RPDK ku udheheq nipi i shokut Kim Ir Sen, shoku Kim Il Sung. Edhe Cukali eshte oportunist, pasi ben aludime per nje drejtesi si ajo amerikane, angleze, dhe anashkalon shembujt e drejtesise sovjetike me Kryeprokurorin Vishinski qe i denonte te gjithe me vdekje, disa para dhe disa pas ekzekutimit me plumb pas qafe ne bodrumet e KGB.Edhe shoku putin nuk po vepron keq me drejtesine, mire ua ben oligarkeve cifut dhe i denon dhe i liron po vet, vetem se u be pak ku…r qe kur u shoqerua me Berluskonin.keta jane shembujt qe duhet te kete parasysh Cukali kur te beje artikullin tjeter.Dasvidanja tavarish Ericson pobjeda

  • Te lumte Koloreto. Je i guximshem or mik trim. Kriminelet e togave te zeza duhen demaskuar nate e dite. Ti thua qe mund te kete perjashtime nga banda kriminale e togave te zeza. Mbase ka ndonje, por 99% kane te njetin turi me gjinat e sashenkat etj. Sulm ndaj krimineleve qe u bene multimiliardere me “rroga” . Sulm Koloreto , sulm mik derisa te mos mbetet nje prej sojit te tyre kriminal.

  • Korporata është e shtrirë në të gjithë vëndin. Ka rregullin e saj të funksionimit, kodin e saj të komunikimit. Ka padrinot dhe kryepadrinot. Zhgërryhet në prona, në para brënda dhe jashtë vëndit, brënda dhe jashtë sistemit bankar, zhgërryhet në qejfe, në bredhje dhe blerje, kud nëpër botë. Zhgërryhet në parajsën e saj të ngritur duke shtuar rrathët e ferrit për të gjithë ata/o që kërkojnë drejtësi prej saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *