Korridorët jeshilë në qytetet e mbipopulluara, 2 gradë më pak duke mbjellë pemë

J L

Nga Kolumbia, në veçanti në Medelin  vjen suksesi i një zgjidhje relativisht të thjeshtë dhe ekonomike për të luftuar temperaturat e larta në qytete. I bazuar në një infrastrukturë komplekse por që për t’u instaluar e menaxhuar nuk kërkon investime të mëdha në teknologji: vetëm pemë.

Projekti parashikon një përhapje strategjike të pemëve në zona urbane për të luftuar pasojat e mbinxehjes globale.

Ndoshta qyteti i dytë më i madh i Kolumbisë është më shumë i njohur për kartelin e drogës që mban emrin e tij, por Medelin është mbi të gjitha qendra e pjesës më të madhe të zyrave politike dhe në lagjet e tij jetojnë thuajse 4 milionë persona. Për t’u dhënë atyre lehtësim përballë rritjes së temperaturave, komuna ka mbështetur një projekt të emërtuar “Green Corridors”, pra korridorët jeshilë.

Një zgjidhje që “International Union for Conservation of Nature IUCN” e përcakton si “veprim për të mbrojtur e menaxhuar në mënyrë të qendrueshme ekosisteme natyrore dhe të modifikuara që përballojnë sfidat e shoqërisë në mënyrë efikase dhe përcaktuese, duke mundësuar njëkohësisht mirëqënie njerëzore dhe përfitime për biodiversitetin.

Kjo zgjidhje u mundëson hije këmbësorëve dhe atyre që lëvizin me biçikletë si dhe pastron ajrin përgjatë rrugëve që kanë më shumë trafik. Pa harruar këtu rikualifikimin estetik dhe funksional të lagjeve.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Jam nje banor i lagjes14(pa peme trotuare. ..drita naten dhe plera te bollshme)
    Desha te dij nes dikush ka dieni ,kush jane anetaret e keshillit bashkiak te lagjes (me emra , arsimi, sa vite kane te zgjedhur dhe a marrin rroge).
    Me rrespekt nga nje banor i lagjes se humbur Astir.

  • Ka disa komente qe kete gje po ja kerkoj Lali Erit. Qe te beje mjedise te gjelberta dhe ne lagje.Jo vetem ne dy parqet e medha si tek liqeni dhe ne kashar.Keto nuk i sherbejne gjithe popullit te Tiranes.por nje pjese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *