“Korridori 8”, atleti bullgar përshkruan dhjetëra kilometra në Shqipëri

DITA Online

Gjatë pasdites së kësaj të marte atleti bullgar, Krasse Georgiev, (Krashe Georgiev)  ka përshkruar dhjetëra kilometrat e para në këmbë në tokën shqiptare, si pjesë të maratonës së tij që e ka fillimin nga Varna e Bullgarisë dhe përfundimin në Durrës.

Ai, rreth orës 17.00 të kësaj të marte ka mbërritur në qytetin e Librazhdit, ndërsa gjatë paradites atleti bullgar kaloi pikën e kalimit të Qafë-Thanës mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Ai gjatë më shumë se 5 orëve ka vijuar vrapimin nga pika e kalimit kufitar drejt Përrenjasit, Qukësit, Xhyrës, Dardhës, Spatharit dhe Babjes, për të mbërritur në qytetin e Librazhdit duke përshkruar një pjesë të madhe të  “Via Egnatia”, e cila është një nga 12 rrugët e lashtësisë më të famshme të gjithë botës që lidh në distancën më të shkurtër Lindjen me Perëndimin.

Atleti bullgar e ka cilësuar  vrapimin e tij një udhëtim shumë të bukur në të treja vendet si në Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

Georgiev, ka vendosur që ta përshkruajë të gjithë rrugën në këmbë në kuadrin e një fushate sensibilizimi për “Korridorin 8” që është një nga dhjetë “korridoret trans-evropiane” të cilat janë konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave, njerëzve, naftës dhe furnizimeve me energji midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Nuk i “pershkruan”, por i “pershkon”. Nje gazetar pershkruan kilometrat, te cilat i pershkon atleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *