“Korridori i Kaltër”, Rama përplaset në Pekin me Gjukanoviçin për hir të Ulqinit

Saimir Lleshi

Korridori i Kaltër është rruga që pritet të ndërtohet vitin e rardhshëm dhe do të lidhë Kroacinë me Greqinë, duke kaluar nga Mali i Zi dhe Shqipëria.

Gjatë samitit që u zhvillua para dy ditësh në Kinë, qeveria e Pekinit ra dakord për të financuar studimin e fizibilitetit nga një kompani kineze, për të siguruar më pas të gjithë tenderin e madh të ndërtimit.

Por pikërisht, pas nënshkrimit të Memorandumit  në mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe kompanisë kineze “Pacifik”, kanë nisur përplasjes mes qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi për caktimin e pikave ku do të kalojë autostrada.

Qeveria e Malit të Zi kërkon që Korridori i Kaltër të kalojë nëpër aksin aktual të autostradës së Podgoricës, gjë që e çon rrugën në Han të Hotit duke kaluar nga Malësia e Madhe.

Por Edi Rama ka kundërshtuar këtë itinerar duke ngulmuar kalimin nga Ulqini. Siç mësohet, Rama u ka thënë se nuk bëhet fjalë aspak për nacionalizëm por kështu justifikohet korridori bregdetar, pasi kalon nga vija bregdetare: Ulqin-Velipojë e më pas në Shëngjin-Patok e kështu me radhë. Ndërsa version nga Podgorica e bën autostradën malore.

Ky detaj është i rëndësishëm pasi do të duhet të vendoset tani nga kompania kineze “Pacifik” e cila do të bëjë studimin e fizibilitetit.

Kjo betejë që po zhvillohet ndërmjet qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi, është shumë e rëndësishme për qytetin e Ulqinit, i cili është lënë në xhep të gjithë autostradës që lidh bregdetin dalmat me pjesën e Adriatikut të Ulqinit dhe derdhjes së lumit Buna.

Podgorica synon që të mos e transferojë në Ulqin rrugën që pritet të derdhë në qytetin shqiptar një numër të madh turistësh, të cilët tani dynden vetëm në Budva, duke i siguruar qytetit të madh malazez një shifër marramendëse fitimesh nga industria e turizmit, shkruan te “Sheshi”.

Deri tani nuk ka pasur as një mobilizim për këtë çështje nga ana e partive politike shqiptare në Mal të Zi, kryesisht ata të Ulqinit, pasi ata janë të zëna në përplasjen mes vetes dhe sherrin për ashensorin në kala.

 

Share This Article
2 Comments
  • Arsyetimi i pare, se korridori “i kalter” duhet te kaloje anes vijes bregdetare, ne pamje te pare duket i sakte, por po t’i hedhesh me vemendje nje sy hartes nga jugu i Shqiperise e deri ne Greqi mund te konstatosh me lehtesi, se ky korridor sa vjen e “gjelberohet”. Argument jo dhe aq i forte ky.

    Aresyetimi i dyte, se korridori i kalter duhet te kaloje ne zonat fushore, perfshi ketu dhe Ulqinin, per shkak te shpenzimeve te larta qe ka ndertimi i saj ne zonat malore e me terren te thyer, eshte mjaft i drejte, por ne fund te fundit, edhe kjo eshte ceshtje, se ciles ia ve kapakun ai qe disponon parane, pra investitori.

    Nese qeverise malazeze ja leverdis t’i pagoje kinezve nje kosto shume here me te madhe, vetem e vetem qe rruga te kaloje permes Podgorices, atehere ata ne qafe pascin veten. Nuk thone kot qe ka.at s’kane tru.

  • po ti kushtojme pak vemendje hartes shomim se tirana dhe gjirokastra nuk jane ne bregdet
    mali i zi e kerkon siper liqenit te shkodres sepse keshtu i jep avantazh kryeqytetit dhe jo budves ashtu si ne qe po e kalojme neper tirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *