Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Redaksisë së gazetës nga një miku juaj Th.N. Në numrin e sotëm, faqe 18, janë dhënë 2 foto të 2 fituesve të çmimit “Nobel” për paqen 2014. Pakistanezja 17 vjeçare Malala Yousatzai dhe indiani Kailash Satyarthi. Shumë bukur deri këtu (unë do t’i vija në faqen e parë, në vend të Llallës), por në foto janë ngatërruar emrat. Indianit i është vënë emri Malala dhe pakistanezes emri Kailash. Me respekt, Th.N.
