Korrigjim për Buharanë

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

E dashur “Dita”, në suplementin tuaj ka një pasaktësi në lidhje me vitin e jetëndërrimit të intelektualit të shquar beratas Vexhi Buharaja. Ai nuk ndërroi jetë në vitin 1957, por 30 vite më vonë: në 1987. Për ne, beratasit, Vexhi Buharaja është ikona e kulturës jo vetëm i qytetarisë beratase, por edhe në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjithë të mirat nga Agim Likaj.

Redaksia: Drejt Agim. Një lapsus mekanik. Faleminderit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *