Korrigjimi elektronik i maturës, gabimi njerëzor do të jetë zero

Elena Tase

Provimet e maturës shtetërore, që nisin në datën 7 Qershor me Gjuhën e Huaj, për të vijuar me Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë më 12 Qershor, Matematikën në 17 Qershor dhe atë me zgjedhje në datën 24 Qershor këtë vitvijnë me risi.  Sipas Drejtoreshës së Qendrës së Shërbimeve Arsimore, fleta e provimit me alternativa do të korrigjohet me skaner.

“Në çdo tezë do të ketë një fletë përgjigje, maturantët me shumë kujdes do të plotësojnë në fillim testin dhe pastaj duhet të hedhin përgjigjet, pra duke mbushur një rreth të çdo pyetje përbri, njërën nga alternativat që ata e gjykojnë të saktë, pra A, B, C, apo D. Më pas këto përgjigje do të skanohen automatikisht dhe ne do të kemi një rezultat në të cilën gabimi njerëzor nga ana e korrigjuesve do të jetë zero”, thotë Rezana Vrapi, drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore .

Sipas drejtuesve në MAS, vitin tjetër edhe pyetjet me shtjellim do të kalojnë në vlerësim elektronik. Këtë vit, maturantët do të kenë katër provime, me detyrim dhe me zgjedhje.

e.t./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *