Propozimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç nuk gjen mbështetje në Shqipëri, raporton Koha.net
Ky është rezultati i një sondazhi të CSES-së në Shqipëri. Ai u realizua online në datat 13-20 shtator 2018. Mësohet se 77 për qind e njerëzve dalin kundër kësaj teze.
“Vihet re që të rinjtë shfaqin prirje më të lartë për të kundërshtuar këto propozime (18 – 35 vjeç, 80% kundër) krahasuar me më të moshuarit (56+ vjeç, 72% kundër). Gjithashtu vihet re se femrat shfaqin prirje më të lartë kundërshtuese ndaj këtyre propozimeve (80% kundër) krahasuar me meshkujt (76% kundër)”, thuhet në sondazhin e CSES-ë.
Koha.net shkruan se CSES është një program bashkëpunues i hulumtimit midis ekipeve të studimit zgjedhor nga e gjithë bota. Vendet pjesëmarrëse përfshijnë një modul të përbashkët të pyetjeve.
V.L/ Dita

Pro jane tradhetaret.
Ju liten bese mundeni komentin time të dërguar sot,ta botoni si shkrim,
Përshëndetje nga Enver Hyseni