Yuri Kim, ambasadorja amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetin e saj social në Twitter, ka përgënjeshtruar një lajm të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, duke e cilësuar si çorientues dhe të pavërtetë.
“Ambasadorja Kim: Qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta, dua duartrokitje për ministren Gjonaj”, ky është titulli i lajmit nga agjencia shtetërore telegrafike për të cilin reagoi drejtuesja e selisë diplomatike amerikane në Tiranë.
“Ky titull është çorientues dhe duhet të korrigjohet. Kjo nuk është ajo që thashë” shkruan Kim, ndërsa publikon edhe fjalën e saj të plotë gjatë aktivitetit një ditë më parë për të cilin ATA spekuloi.

h.b/dita

ahahahaha