Korrupsion në Bullgari, dorëheqje në kabinetin qeveritar

Bora Basholli

Politika bullgare është përfshirë në një skandal korrupsioni për favorizimin e një kompanie ndërtimi të quajtur “Artex”.

Skema korruptive u zbulua gjatë fundjavës, ndërsa deri më tani kanë dhënë dorëheqjen disa politikanë të lartë. Zëvendësministri i Energjisë, Krasimir Parvanov, ishte i fundit në radhë që dha dorëheqjen.

Të shtunën e kaluar, ministrja e Drejtësisë, Ceska Caceva dha dorëheqjen ashtu si zëvendësministrja e Sporteve, Vania Koleva. Kompania e cila favorizohej nga qeveria e Bullgarisë, u shiste apartamente luksoze në zonën Iztok të Sofjes, deputetëve, ministrave dhe zëvendësministrave me çmime më të ulëta nga ato të tregut.

Skandali ka tronditur qeverinë e koalicionit të qendrës së djathtë, ndërsa në këtë skemë korruptive është i përfshirë dhe Cvetan Cvetanov, i cilësuar si “krahu i djathtë” i kryeministrit Bojko Borisov.

Ndërkohë, kompania e përfshirë në skemën korruptive është nën hetim së bashku me zyrtarët e lartë të qeverisë bullgare.

Sipas të dhënave, në favorizimin e kompanisë së ndërtimit janë të përfshirë dhe zyrtarë të tjerë të lartë, gjë e cila do të mund të rrisë dorëheqjet nga kabineti i Bojko Borisov.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *