Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Zoti Kryeministër! A shkelet e drejta e njeriut nëse: 1- I korruptuari të hiqet nga puna; 2- T’i hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit; 3- T’i hiqet vjetërsia e punës; 4- Të dënohet ai që korruptohet e jo ai që korrupton; 5- Kushdo që zbulon korrupsionin me zë e me figurë të shpërblehet nga shteti me një shumë të caktuar lekësh (p.sh. 10 milion lekë); 6- Kush nxjerr fakte të manipuluara për qëllim përfitimi të padrejtë të dënohet me 20 vjet burg. A ka zemër ky kuvend popullor, i mbushur me burracakë, të miratojë ligje të tilla drakoniane që u futin frikën në bark maskarenjve e kriminelëve dhe hapin rrugën e zhvillimit të vendit? Mos kini frikë nga Evropa, se një ditë edhe asaj do t’i duhen këto ligje me origjinë të intelektit ilir si dikur grekët në kohët e lashta. Gazeta “DITA”, jam admiruesi yt. Për ju, Ilir Dardani nga Epiri.
