Korrupsioni, edhe arsimi ngjitet, përveç mjekëve e tatimeve

Saimir Lleshi

Nuk janë vetëm gjykatat, tatimet apo doganat institucionet më të korruptuara, por edhe arsimi.

Gjatë muajit tetor, denoncimet më të shumta janë kryer pikërisht për arsimit. Rastet janë jo të pakta.

Plot 1500 persona kanë denoncuar çdo javë institucionet arsimore. Kështu nga periudha 6 tetor deri me 3 nëntor, në total janë denoncuar 47. 684 raste korrupsioni, nga të cilat 8.029 raste vetëm në arsim.

Edhe denoncimet për ndërtimet pa leje kanë qenë të shumta, duke arritur në nivelin e 1680 rasteve në javë. As policia nuk mbetet pas dhe sigurisht sektori i shëndetësisë. Kështu, qytetarët denoncojnë mesatarisht 800 raste në javë për korrupsion tek mjekët dhe policia.

Nuk mund të përjashtohen Tatimet, një nga institucionet ku merret jo pak ryshfet. Plot 870 raste janë denoncuar në javë, ndërsa në doganat rastet kanë qenë më të ulëta, vetëm 130 raste. Kujtojmë se qytetarët nuk përballen shumë sistemin doganor, pasi atje shkojnë vetëm importuesit.

http://www.stopkorrupsionit.al/ është faqja e internetit, ky çdo qytetar shqiptar apo i huaj ftohet të denoncojë rastet e korrupsionit, duke garantuar një përgjigje për rastin brenda 30 ditëve. /Dita/

Share This Article
13 Comments
  • Korrupsioni ne arsim filloi te perpjeten atehere kur Lindita Petulla e Nikollajve e deklaroi Saline “demokrat te madh” te shekullit te kaluar dhe te shekullit te 21-te ? Arsimi i pervehtesoi me shpejtesi mesimet korrupsiondhenese te mjeshtrit te madh te demokracise Linditore me diplome Kristalore ? Tung !

  • E di ni si zhduket korrupsioni !!!

    I llogaritni te ardhurat mbi bazen e pages mujore.Cfare del e ardhur ne lek mbi kete perllogaritje ia konfiskoni plus dhe nji gjobe te majme ne diskutim dhe e drejta e punes.Per te mos punuar ne vende pellumbash per te mjelur te ardhura “many” ne kundershtim me ligjin..

    • Sikur nuk e dine ata si te ndalohet korrupsioni. Po i korruptuari do kapi te korruptuarin? ka njeri ne shqiperi qe nuk eshte i korruptuar ne nje menyre ose nje tjeter?

  • Drejtori i arsimit ne qytet dergon zarfin te ministri i vet. Po ashtu drejtori i shendetesise etj. Ministri pastaj pregatit nje zarf per Kryeministrin. Dhe jeta vazhdon. Ruan postin drejtori i vogel, ruan postin dhe ministri. Po nuk vajti zarfi nga poshte-lart, vjen shkarkimi nga detyra nga lart-poshte. Te prishesh kete korespondence zarfesh do te thote te mbesim pa qeveri. Larg qofte.

  • Komenti i z.Pellumb Zaimi eshte bindes.Une do te shtoja faktin e hidhur qe si ka mundesi qe brenda nje kohe te shkurter “Rilindja” u be parabola e PD-s ?!

    • Hans Klos ? Faleminderit per konsideraten. Ju ndjek me vemendje ne realizmin dhe vertetesine e komenteve tuaja .Ju bej me dije se filmin me kapitenin luftarak Hans Klos e kam pare qysh ne rinine time te hereshme dhe ruaj pershtypje te mira.Ju i ngjani personazhit filmik qe kini zgjedhur jo vetem si “nick”Por edhe si asgjesues i armiqve fashiste …Nderime !

  • Disa parti si ajo e Cameve,ne koalicion me PS-ne,nuk do ta votojne denimin me burg te tregetareve,por une i them z.Idrizi qe e ka shume gabim.Danimarka i denon 25 vjet ata qe ju shmangen taksave dhe vrasesit i denon10-12 vjet.kete veprim danezet e justifikojne me te drejte duke thene se,ai qe vret kaq prekur vetem nje familje,kurse ai qe nuk paguan detyrimet ndaj shtetit,prek te gjithe popullin,pa perjashtim.Ne duam arsim falas,shendetesi falas,rritje pagash e pensionesh,po ku do ti gjeje shteti leket,po ti fshehin tregetaret.Ata qe jane kunder denimit me burg,nuk duan qe ky shtet te behet.

  • Krimi antishqiptar ne pushtet , ketu do te arrinte ! T’i linte Shqiperise si trashegim nje brez te ri injorant , te pashkoille , te paditur , pa leke ne xhep , pjese te trafiqeve ordinere kriminale ne vend te konkurrimit nderkombetar ne fushen e dijes , dhe per rrjedhim perfundimin e Kombit Shqiptar ne kazanin e plehrave ! Kjo eshte poltike konstatnte ne keto troje , e ndjekur qofte nga pushtuesit , turko-greko-sllav , qofte nga “miqte ndekomebetare” , qofte nga qeveritye kuislinge !

    Shqiptaret e kane gabim qe i kalojne keto thagma pa iu bere rezistence ! Presin pasojen finale gomeret , diten qe ekzistenca e tyre do t’iu shuhet perpara syve !

    Prandaj Naimi shkrete plasi duke thene “na duhet dije , nuk tjeter ..” ! Dija te krijon mundesine t’i parashikosh dhe t’iu dalesh perpara dukurive dhe jo te kujtohesh per mbytjen kur je duke pire uje !

  • Sikur 10% te jene te verteta, i bie qe sado Rama ndryshoi sistemin, prap nuk ndryshoi gje.
    Çfare do te bej tani Rama? te ndryshoi njerezit e tij, shqiptaret, veten, apo do te thote duhet akoma kohe qe reforma te jape fryte.
    Une di te them nje gje ( me ka ndodhur vet) ne kohen e Saliut, lekun ta kerkonin hapur fare, sepse kishin pushtetin pas.
    Po tani?

  • Shume mire qe merren gjith keto denancime,por ne nuk kuptojme se cfar behet me to c far masa merren dhe kush paguan per keta persona te korruptuar,si u behet verifikimi dha a japin llogari jo vetem me vendin e punes,por edhe te demshperblejne ata qe kane demtuar,duke u sekuestruar edhe pasurine qe kane fituar nepermjet korupsinit.Ne kete vend tepert te koruptuar duhet te dale nje person,qe te zvendesoje Ataturkun e madh te Turqise,por kjo deshir nuk mund te realizohet kurr ne kete vend,prandaj edhe ne jemi pesimist dhe ka humbur besime.

  • jam dakort me ty “virtual”,keshtu funksionon prandaj ministrat nuk i shkarkojne drejtoret,sepse prej tyre marrin rryshfet.Edhe Lindita prandaj se shkarkon dr e DAr-it vlore,Albana hodaj,hajduten,arroganten e te paaften.vetem te marre njerezve leke di ajo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *