Korrupsioni është një transaksion dhe këshilla e Vlahutin për luftën ndaj fenomenit

Saimir Lleshi
Kryetarja e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka prezantuar pikat kryesore te progress raportit te Komisionit Europian per Shqiperine./r/n/r/nHead of EU Delegation in Tirana Romana Vlahutin, speaks during a press conference, where he presented the main points of the European Commission progress report for Albania.

Nuk fajtor vetëm ata që marrin ryshfet, por edhe ata që japin. Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin thotë se shoqëria duhet të ndërgjegjësohet në luftën kundër këtij fenomeni. Në ditën kundër korrupsionit, ajo tha se media ka një rol me rëndësi në këtë drejtim.

“Në fund të fundit korrupsioni është një trensaksion, njëra pala që i kërkon paratë dhe tjetra që i jep. Në rast se njerëzit do të kenë frikë atëherë korrupsioni do të dominojë. Nëse njerëzit do pranojë që korrupsioni është mënyra e vetme që të marrin shërbimet e duhura do të jetë e vështirë të shërohet sistemi”, theksoi ajo.

“Unë mendoj se media dhe shoqëria civile luajnë një rol të rëndësishmë në luftën kundër korrupsionit. Na nevojiten institucione funksionale dhe një gjyqësor funksional. Por na duhet edhe një klasë politike e përgjegjshme ndaj atyre që u ka dhënë votën. Sepse këta persona janë zgjedhur për të shërbyer, po ashtu duhet të kemi qytetarë të informuar. Na duhet që të lëvizim dhe ecim përpara në këtë luftë”, shtoi.

Vlahutin tha se BE do të investojë 10 milionë euro  për të ndihmuar Shqipërinë që të vërë në zbatim planin e veprimit për të luftuar korrupsionin.

Ajo që është më e rëndësishme është që të rrisim mbështetjen tonë. BE ka planifikuar që të investojë 10 mln euro për ta ndihmuar Shqipërinë për të vënë në zbatim planin strategjik dhe planin e veprimit. Fusha të ndryshme që janë shqetësim përsa i përket Shqipërisë janë financimi i partive politike, por në mënyrë de facto edhe mos ndëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë”, u shpreh ajo. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *