Korrupsioni në arsim, nga 15 janari mund të denonconi online

Bledar Lumani

Rastet e fundit të korrupsionit në arsim, kanë bërë që Ministria e Arsimit të hapë një faqe online.

Adresa e saj do të jetë: http://Stopkorrupsionit.al dhe në rrjetet sociale https://m.facebook.com/profile.php?id=340982876099806&_rdr

Aty mund të denoncohen të gjitha rastet abusive dhe korruptive që ndodhin në arsim.

Sipas MASH, ajo “do të jetë faqja e re zyrtare, ku të gjithë qytetarët do të mund të denoncojnë online rastet e korrupsionit, duke nisur nga 15 janari.

Portali i ri mund të shkarkohet dhe si aplikacion në celularët tuaj, për të denoncuar pa shumë burokraci zyrtarët e korruptuar”.

Arrestimi i drejtores së Arsimit Lushnje dhe i vetë truprojës së ministres Nikolla, kanë qenë dy rastet më të rënda të korrupsionit në drejtësi, që prej ardhjes në pushtet të së majtës.

Share This Article
2 Comments
  • Me duket kete numer kishte dhe Berisha per denoncimet…..ky Nr eshte per shtresen e varfer…per te denoncuar politikanet se shpejti do te ju paraqesim nr tjeter….sinqerisht funksionimi me duket qesharak po nejse popullit i mjafton nje thes miell qe ti mbyll gojen.

  • Metoda fashiste qe te heqin nga puna edhe ata arsimtare qe kritikojne idjotizmin ne arsim dhe ne drejtim.Popull ji vigjilent,keto forma ka perdorur fashizmi dhe PPSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *