Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Korrupsioni në FIFA, Zvicra po heton Blatter e Platini
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Korrupsioni në FIFA, Zvicra po heton Blatter e Platini
Sport

Korrupsioni në FIFA, Zvicra po heton Blatter e Platini

redaktor
Published June 1, 2015
Share
SHARE

Sepp Blatter ka gabuar nëse ka menduar se me rizgjedhjen në krye të FIFA-s mund të dalë pa u lagur nga “mega-skandali” i korrupsionit.

Për momentin nuk ka asnjë akuzë ndaj tij, por ajo që dihet tashmë është se 79-vjeçari do të merret në pyetje nga prokurorët zviceranë që po hetojnë për votimin e kandidaturave të Botërorëve Rusi 2018 dhe Katar 2022.

Bashkë me Blatter janë edhe 10 zyrtarë të tjerë që duhet të japin sqarime për procesin. Andre Marty, zëdhënësi i prokurorisë së Zvicrës refuzoi të japë emra konkretë, por sipas Sunday Times, mes tyre janë presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ministri rus i sporteve, Vitaly Mutko, si dhe Sepp Blatter.

Autoritetet kanë nisur marrjen në pyetje të personave të parë nën një status midis dëshmitarit dhe të dyshuarit, ndërkohë që hetimet bazohen mbi akuzën e pastrimit të parave dhe keqmenazhimin në përzgjedhjen e vendeve organizatore të Botërorit. Duke qenë se selitë e FIFA-s dhe UEFA-s janë në Zyrih e Nyon, Blatter dhe Platini do të jenë ndër të fundit që do të pyeten nga prokurorët zviceranë.

redaktor June 1, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • Arben says:
    June 1, 2015 at 12:37 pm

    https://secure.avaaz.org/en/petition/RESIGNATION_OF_MISHEL_PLATINI_SIGN_THE_PETITION/edit/

    BURGU ESHTE PAK PER KETA KRIMINELE.

    Reply
  • Zoro says:
    June 1, 2015 at 1:33 pm

    Po ky Platinia kur e ka radhen ?

    Reply
  • plaku says:
    June 1, 2015 at 2:48 pm

    Desha te kujtoj ketu se ky Andre Marty, eshte nje zvicerjan qe vdes per dritat e prozhektoreve te mediave boterore. Eshte po ky zvicerjan qe “gjoja” u muar me hetimin e ambjenteve sekrete te CIA-se ne Europe qe hetonin dhe torturonin “njerezit e Alkaides” neper vendet europjane si Poloni etj. Ky “investigim” doli se ishte nje bllof dhe flluske sapuni.
    I njejti Andre Marty filloi te hetonte edhe shitjen e organeve njerezore nga ana e UCK-se, gje qe doli, edhe kjo nje bllof.
    Tani siç duket ka marre persiper te hetoje edhe flluskn tjeter te korrupsionit ne FIFA dhe UEFA. Ve bast se edhe ne keto raste do beje nje vrime ne uje.
    Gjermanet thone : ” Die kleine Verbrecher hängt man, die grossen lässt man laufen.” Kriminelet e vegjel varen, kriminelet e medhenj lihen te bredhin, dhe historia vazhdon si me pare.C’est la vie.Keshtu e ka jeta.

    Reply
  • Treviso says:
    June 2, 2015 at 9:15 am

    Duhet te rishikohet dhe masa e fundit qe ju dha F.SH.F. A qe nje mase per ti treguar opinjonit distancen e Platinis dhe Dukes ne keto momente delikate, qe po kalojne drejtuesit e U.E.F-a?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?