Entuziazmi i një qeverie që ecën nën hijen e të vdekurve të çudit. Alegria e tyre shoqërohet me një buzëqeshje të shtirur. Me gjithë se je mes njerëzish ndjehesh i vetmuar. Kjo vetmi të jep një tundim shpirtëror e lodhje mendore. Gjymtyrët lëvizin ashtu pa e kuptuar se ku po shkon në këtë ambient të murrur. Në këtë çerdhe misterioze njerëzit kanë frikë të flasin me vetveten. Ky ndriçim i murrëm ta prish bazën e sistemit demokratik. A duhet të zgjohemi nga iluzionet e etheve të ujit, të lirisë e të jetës për të thënë të vërtetën. Mendoj se po.
Sot çështja kombëtare në Q.K.K është kthyer në ekstremin e varfërisë mendore e artistike dhe janë përfshirë në babëzitjen e këtij pushteti më të korruptuar në Europë. A ekziston kritika a po ndonjë institucion vlerësues i këtyre veprave kinematografike? Drejtuesit e këtyre institucioneve, a reflektojnë dije që të prezantojnë kompetencat në vlerësimin e veprave të përzgjedhura? Përgjigja vjen me një fjalë Jo!…
Kujtimet edhe kur janë të hidhura, ta ndriçojnë mendjen sidomos kur jeta kacafytet me vdekjen. Njeriu që nuk donte njeriun ishte akt politik. Një paradoks ekstrem. Ky formular i padrejtësisë është pa ngjyrë, i mistershëm, është lajmëtari i vuajtjeve dhe zëri i dhimbjes. Është pluhuri i harresës. Komunizmi krijoj magjinë e fatalitetit dhe simbolet e jetës janë fragmente të një stuhie të dhunshme. Por kjo stuhi nuk mund ta shuaj ndjeshmërinë e kombit.
Të diturit ishin legjendarë më një intuitë e sentiment të pa parë. Akoma hezitohet për të vlerësuar gjenialitetin e tyre ne artin e kinematografisë. Kjo qeveri post-komuniste përdor heshtjen që mund të rezistoj gjatë. Por heshtja mund të krijoj ulërima e britma me pasoja fatale. Të gjitha këto vijnë nga reagimi personal i një kryeministri që vuan nga epshi për pushtet dhe fondamentalizmi ekstrem. Mjaftojnë dy rreshta për të ndjerë sentimentin e atyre njerëzve të ditur që vijnë nga thellësia e viteve.
Një nga këta korifej Dom. Lazer Shantoja, ligjëron mbi varrin e Avni Rustemit. “Edhe pikat e lotit që sot ora e maleve derdh mbi trupin tënd është vesë qiellorë që vjen të lagi lulet te varri”. Dëshmia kulturore që kanë lënë këta njerëz është një spektakël në vazhdimin e kulturës botërore. Po si u prezantua kultura dhe historia e Shqipërisë në këtë 100 vjetor të pavarësisë?. Të diturit i lanë në pluhurin e harresës, e harresa është vrasje e dyte. Festivali i 13 i kinematografisë shënoi turpin e radhës të një qeverie të skaduar. Serbët, romunët, maqedonasit dhe grekët na e paskan dhuruar pavarësinë! Luftërat e përgjakura të shqiptarëve për liri e pavarësi kombëtare, kanë mbet në sirtarët e ministrit të Kulturës. Filmi dokumentar “ Himni i Flamurit” u servir në këtë festival si shpëtim i radhës. Një e vërtet historike e shtrembëruar. Atë e solli Hil Mosi. Një pyetje kam: A e meritojmë ne shqiptarët ëe kemi himnin tonë, një muzikë të huazuar nga kabaret te Bukureshtit dhe me një tekst të qepur me mballoma njëqind e ca vjet më parë? A ka ndonjë shtet në botë të mashtruar e të poshtëruar nga fqinjët, e nga politikanët e vet siç jemi ne?… Nuk e besoj!
Për çudinë e radhës ky dokumentar mori çmimin e parë nga një komision me mendim të orientuar. Për të mos humbur kahjen e trashëgimisë kulturore e historike, politika shqiptare duhet të gjej kodin për të lexuar madhështinë e artit dhe pastaj të hap dritaren për të parë e studiuar mendimet më të rëndësishme të ndriçimeve të mëdha. Mendimi më i rëndësishëm i popullit shqiptarë është historia, me data e shprehje preçize. Fqinjët e Ballkanit e kane përgjakur vazhdimisht Shqipërinë. Për ne krijuan misterin e vdekjes dhe mpakën mrekullinë e lindjes. Kjo s’duhet harruar. Ata që ke vendosur në këto institucione zoti Sali, si Beci apo Delibeci, Ferri a Ferroviçi, Minarolli apo Mehoholli, kanë prezantuar dy gjëra të çuditshme, servilizmin dhe parandalesën mendore. Parandalesa mendore kthehet në një akt politik ose në tradhti kombëtare. Ata që drejtojnë duhet ta dinë se e vërteta mbi artin të jep mundësi që të kombinoj dijet me urtësinë, të krijojë dhuntitë njerëzore për të komunikuar me dashurinë. Por dashuria me armikun tonë shekullor serbin që prezantohet në filmat tanë, është thikë mbas shpine dhe këllëfi i kësaj thike është qeveria jonë e dashur.
Serbët dhe grekët kanë bërë shume filma kundër nesh, e në ecim në rrugën e tyre me poshtërsinë tonë. Nuk mund të imagjinohet që në barkun e vajzave tona të rriten pjella serbe apo të prezantohet tregtia e mishit të bardhë në trotuaret e Europës. Kjo është e patolerueshme. Këto janë filmat e ardhshëm të financuar nga Q.K.K në vazhdimësinë e shtrembërimit të historisë. Si është e mundur z. Sali që ia hap portat |Serbisë që në fillimet e tua. Për shqiptarët lëvizja jote politike ishte një dritë misterioze, në një vegim shtrëngate. Goran Paskaleviç u fut për të xhiruar film me parat e taksa paguesve shqiptar (një palo film) me lejen e Sali Berishës thotë Xhevdet Ferri edhe filmi gjerman që u xhirua po me këto pare kishte të njëjtën përmbatje, përmirësimin e miqësisë shqiptaro-serbe.
Shpesh herë në mediat e shkruara dhe vizive është denoncuar fakti skandaloz që janë dhënë 250.000 $ Fatmir Koçës dhe Xhevdet Ferrit për një skenar të pa shkruar. Të gjithë heshtin. Fatmir Koçja e Xhevdet Ferri morën para të tjera për të bërë film me tregëtinë e mishit të bardhë. Po 250.000 $ ku janë? Si kane dalë nga fondi i shtetit dhe kush dha urdhër? Unë si qytetar dhe kino-regjisor me dhimbje i drejtohem kontrollit të shtetit, i cili menjëherë duhet të kontrolloj Q.K.K për këtë rrugë të gjatë korrupsioni dhe anti-kombëtare. Edhe prokuroria duhet të lëvizi për këtë denoncim të hapur. Z.Sali ironia është një formë komunikimi që ka kultivuar në qeverinë tënde ekstremin tragjik të paparë ndonjëherë. Edhe në kohët e lashta shënohej simulimi ironik i tragjedisë. Por në Shqipëri ky lloj komunikimi ka krijuar katastrofa të menjëhershme. Kjo ka ardhur nga rruga e mashtrimit që krijoj simbolin e së keqes. Pra personi që ka krijuar defekte të mëdha në popullin e vet nuk mund të bekohet nga Papa i Romës. Një delirant duhet të largohet bashke me tespitë e Tosum Baçit dhe të marrë me vete zerzevulet. Biseda do vazhdoj.
*Autori eshte Kino-regjisor

Kinemaja ne shqiperi eshte transformuar ne nje grumbullim mediokriteti, nje grup i minarollit dhe dis ate tjereve qe ndajne buxhetet, ku praktikisht filmat jane ca dialogje me pa skenar.Marubi dhe Akademia e arteve ka prodhuar studente injorante qe as te imitojne sjane ne gjendje. Shume regjizore tani nderhyjne qe te financohen femijet e tyre. Shikoni kush po ben filma tani dhe kuptoni se cfare gjendje eshte kinemaja.
Ne te ardhem nuk do ete as financime dhe me ate rast mbyllet filmi ne shqiperi
Kinemane e ben nje grup i mire, edhe. Topallosja e nje filmi fillon brenda ne QKK, ku punojne te paafte. Besoj i njihni aftesite e simotrave te QKK-se. Stafi eshte ne nivele te larta dhe nuk ben pazare me dosjet e producentve. Te korruptohesh per nje frigorifer e nje lavatrice (cmim qe paguajne producentet ekonomisten dhe financieren), per te kaluar dosjen eshte turp. Te paraqiten skenare te bere nga vete Juria qe vlerson fituesin, eshte edhe me turp. Por te heshtesh, ky eshte turpi me i madh.
Une quhem PETRIT SULAJ (LESHKO),jam drejtor i Trafikut Ajror,kam kënaqësinë t’ju përshëndes në emër te te gjithe antareve te Lsi Shpk qe kam marre ne pune se ne te vertete jemi te gjthe me diplloma Kristali e fshatare hesapi. Une kam vjedhe shume 46 milon euro por njeri nuk po ndihet, leke Anta ska me se kam marre dhe ca over drafte une smarr vesh se ne ngarkim shkarkim te peshorja ne Sauk kam punuar. Ne 95- 2000 kam bo trafik klandestinesh me kurde e viza Meksikane fallso, pastaj ja futa nje Italianit nja 150 mije euro i mora resrorantin,keto 3 vjet e 8 muaj vellai im Ilir Meta me vari melcite e Antes o zot o zot sa leke, sa shpejte milioner tani shumicen Monikes e Likes por mos te qahem tani kam dhe Audi Q 7 jam si mbret, 4 milon euro kam rrujt per vete. Tani jam me zemer cigaren e kam lene ,pi pak seksit ja kam vare kam shume stres kam dhe dashnore po ca ti bej doktori me tha viager ne asnje menyre fat muti kur isha 20 vjec sma varte njeri ik ere katunar muti me thoshin edhe une shkoja te dritaret e qytetit studenti aty gjeja rehate e masturbohesha. Ky jam une qe te gjithe jeten time skam lexuar nej rresht liber me 4 klase fillore e i bej zbor te gjitheve ketu tek Anta me perulen e servilosen po deshen mos ta bejne ja u bej robt .Sa filluan me u krujt me mu e
Lumtorin(ai i bo te gjitha letrat e vjedhjeve i qan) keta te KLSH nji tja mush mire BUJAR LESKAJT ec aty vetem dy copa letre la,ja hutha edhe kesaj here.Tani kam 3 dashnore Irmen Matilden dhe Even e kam pak keq se te henen vjen Drejtori i ri kam frike nga Krimi ekonomik kam vjedh shume 46 milion euro vetem 4 milion per vete te tjerat te Monika.Cuna ma boni hallall hajdeni ka burgu ndo nje here atje nuk do te jem vetem
do kem Lumtorin Nailin dhe Red Krecin amanet Irmen.Rrofte Ilir Meta Xhepi dhe Fatimja.
http://www.anta.com.al
ANTA
jam i interesuar cfare di ndonje gje tjeter se une e di qe ky leshko ka blere per anten nje laptop 30000 usd
Ju pershendes. Me vjen mire qe Kontrolli i Larte i Shtetit nderhyri me ne fund. Shpresoj qe puna e nisur te cohet ne fund. Shkarkimi i te paafteve eshte detyre. Nuk flas ketu per drejtorin e QKK-se, i cili mire apo keq mundohet te mbuloje financimet qe i jane dhene filmave te tij. Flas ketu per Financjeren dhe Ekonomisten e QKK.. Ekonomistja ka punuar ne QKK pa dipllome shkolle te larte dhe perdor nje emer tjeter, pasi figuron te jete Ekonomistja e te pjeses me te madhe te prodhimeve te financuara nga vete QKK. Konflikt i hapur interesi. Ky eshte vetem fillimi per prokurorine.
KOMENTET E PERGJITHSHME mbi raportin e monitorimit te Qendres Kombetare te Kinematografise per nente-mujorin e vitit 2012 jane skandaloze. Hartimi i raportit eshte me te vertete i papranushem. Mungesa dhe legjitimiteti i te dhenave te munguara, duke lene hapsira perfitimi, eshte perqindja qe i intereson me shume QKK-se vete. Mendoj se me nje akt te till ne dore shkarkimi i disa prej punonjesve dhe vendosja ne vend te tyre te disa te tjereve qe ndihmojne ose paguhen nga vete institucionet e huaja qe merren me filmin, do te ishte e keshillueshme.