Letër e nënshkruar,
Renato SHKULAKU
Megjithëse shqiptarët ia arritën të dilnin nga diktatura, e cila shkaktoi dëme të mëdha, ata përsëri nuk e gëzojnë lirinë në kuptimin e plotë të saj. Kjo ndodh për shkak se korrupsioni cënon lirinë e tyre. Dhe si ndodh kjo? Madje deri duke rrezikuar jetën e njerëzve. Ja një shembull: Shumë shoferë nuk respektojnë shenjat e qarkullimit rrugor, drejtojnë automjetin në gjendje të dehur apo pa patentë. Fakti që janë lejuar deri në këtë gjendje, tregon korrupsionin. Një rast tjetër është blerja e diplomës me para. Studentët marrin profesione të ndryshme, por i beson dot jetën një mjeku me diplomë e nota të blera? Ja dhe një shembull nga qyteti im: Punëtorët e “Mirëmbajtjes së Rrugëve” në Pogradec prej një viti nuk kanë marrë rrogën. Por si mund ta mbajnë familjen e tyre ata pa asnjë të ardhur? Ku shkojnë këto fonde, dhe kush i merr ato? Këto pyetje, justifikohen nga zyrtaret se fondet nuk janë ndarë akoma.
Por ç’duhet të bejmë ne, në luftën kundër korrupsionit? Shoqëria duhet të edukojë brezat pasardhës se ç’është drejtësia, ç’do të thotë të fitosh diçka me djersën e ballit. Por si edukohemi kur në shkollë mësuesi merr lekë nga nxënësit…?
Nxënës i vitit III gjimnaz,Pogradec

S’ke faj or djale, por s’ke c’ben…do durosh!
Je i detyruar te durosh pakten dhe nja dy dekada te tjera, se keshtu e pat te shkruar tranzicioni i transvestiteve te dhjertorit.
Tip: Qaja nje here hallin Ramazon Kukaleshit, se po i e vuri doren ne zemer “Ai”, ka mundesi te rilindesh para kohe… Kam degjuar se ca si puna tende kane rilindur bile rrugeve te “EKSODIT 2015”