Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi të enjten raportin mbi klimën e biznesit në botë për vitin 2019.
Në pjesën për Shqipërinë, thuhet se investitorët e huaj përmendin si problemet e tyre më të vazhdueshme korrupsionin në gjykata dhe administratë, mungesën e transparencës në prokurimet publik dhe zbatimin e dobët të kontratave.
Raportet për korrupsion në prokurimet e qeverisë janë të zakonshme, thuhet në raportin e DASH. Përdorimi në rritje i 200 kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë mes investitorëve vendas dhe të huaj.
Studiuesi i njohur i ekonomisë, Dr. Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës, thotë se Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit për klimën e biznesit thekson më fort vështirësitë e mëdha, që hasin përditë bizneset shqiptare.
Korrupsioni i përhapur, paqartësitë mbi pronat dhe mos-zbatimi i ligjit po dëmtojnë rëndë prej vitesh ekonominë, por asnjë nga këto nuk po ndryshon, dhe klima e biznesit në Shqipëri, mbetet e acarruar, tha ai.
Zëri i Amerikës: Zoti Xhepa! Cili është komenti juaj mbi Raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit në botë, pjesa për Shqipërinë?
“Ky është raporti i parë kaq kritik, kaq i drejtpërdrejtë dhe mesazhet që përcjell janë kaq shumë serioze për ekonominë. Në fakt, nuk është më shumë se sa një seri raportesh të botuara edhe më parë si nga donatorët edhe nga organizata biznesi. Për këto probleme është reaguar edhe nga gjithë komuniteti i studiuesve të brendshëm. Ky raport nga DASH përcjell me të njëjtën forcë dhe në mënyrë më serioze ato shqetësime që ne i kemi evidentuar prej kohësh, dhe që fatkeqësisht po manifestohen edhe në gjendjen edhe në zhvillimin e ekonomisë në tërësi” u shpreh Xhepa.
Zëri i Amerikës:Cilat janë sipas jush, disa nga problemet kryesore të ekonomisë shqiptare dhe si mund të kapërcehen ato?
“Problemet që vazhdojnë të mbeten gangrena të sistemit janë çështjet pazgjidhura të pronësisë, korrupsioni i përhapur gjerësisht në gjykata dhe në gjithë segmentet e administratës publike. Por më shqetësuese këtë radhë janë prokurimet publike, praktikat e të cilave janë përkeqësuar gjithnjë e më shumë nga pikëpamja e standarteve të transparencës dhe nga rregullat e barabarta të lojës, që u duhen garantuar për gjithë subjektet. Kjo e fundit e ka bërë raportin e DASH-it të jetë kritik dhe të duket shumë më i ndryshëm na periudhat e kaluara”
“Kemi një mori kontratash të partneritetit publik privat, që janë gjerësisht të kontestuara nga aktorët vendas, nga studiuesit dhe nga media, sepse janë provuar se janë kryer me praktika korruptive, me çmime të larta dhe parregullsi të tjera , që nuk kanë garantuar rregulla të barabarta të lojës dhe konkurrim të hapur për gjithë aktorët. Mendoj se kjo përbën një shqetësim serioz, sepse kjo dëshmon që klima e konkurrencës së ndershme është larg standarteve normale, që kërkon ekonomia e tregut” tha Xhepa.
Zëri i Amerikës: Profesor, si ka mundësi që edhe pas një serie kritikash nga FMN, Banka Botërore dhe nga shumë studiues të tjerë, që përsëriten për ekonominë shqiptare, por ato nuk zgjidhen ose nuk ka korrigjime të tyre?
“Një vend normal me standarte demokratike kërkon nga qeveria e vet të jetë e përgjegjshme për taksat e qytetarëve. Bëhet fjalë për paratë e qytetarëve, që qeveria ua merr nga xhepi dhe nuk ua kthen me shërbime dhe produkte cilësore, por në fakt po abuzon me to. Pse ndodh ky mosreagim është krejt e pashpjegueshme, por një gjë është shqetësuese vërtet që, nëse gjërat nuk ndryshojnë, kjo mund të ketë një efekt shumë negativ dhe shumë afatgjatë në ekonomi. Është fakt që për shkak të këtyre faktorëve Shqipëria ka qenë shumë e disavantazhuar në raport me vendet e rajonit sa u takon investimeve të huaja. Prej kohësh Shqipërisë po u mungojnë investime të rëndësishme cilësore, në ato sektorë që e modernizojnë ekonominë e vendit. Nëse kjo situatë do të vazhdojë kështu pa reagim nga ana e qeverisë, unë them që kostot që do të prodhojë kjo lloj keq-qeverisje, apo këto politika të këqija, do të jenë serioze për fatet e ekonomisë kombëtare” nënvizoi Xhepa.
b.b/dita

Gazetari i VOA e pyet se si dilet nga kjo gjendje, ky farë PRESIDENTI vazhdon t’i bjerë teneqes propagandistike pa pikë kuptimi.
Shume e cuditeshme se cfare llap ky Selami Xhep-mbushuri! Qeveria merr taksa dhe nuk ja u kthen ne sherbime qytetareve. Po kush i ngriti cerdhet, kopshtet, shkollat, kendet sportive dhe ato me lodra per femije? Kush po e nderton Tiranen dhe qytetet e tjera. Cdo qytet qe shkel ka ndryshim si nata me diten, pervec Shkodres qe e vjedh Ademi. Kushb e ndertoj sheshin Skenderbej, pazarin e ri, kalane e Tiranes, Teatrin dhe amfiteartrin e ri? Kush po i ben rrugen e Arbrit dhe shume rruge te tjera ne gjithe vendin? Kush po ja ndryshon faqen konvikteve te studenteve? Kushb e ndertoj lungomaren ne Vlore? Kush po i nderton stadiumet kombetare te futbollit ne Elbasan, Shkoder e Tirane? Kush e beri Air-Albania? Keta jane idiote! Na bejne ne sikur skemi sy qe te shikojme! z. Rama vazhdo me PPT-te ti se keta e kane problemin me investitoret e tyre. Po nuk moren nje cope te tortes investitoret e tyre, per fala, te kritikojne. Jepjua copen e tortes kompanive shqiptare dhe forco biznesin vendas dhe ndertoje Sqhiperine sepse ata qe duan te vijne e gjejne rrugen. Shqiperia ka kaq nevoje per resorte turistike. Perse nukm vijne investitoret ti ndertojne dhe te fitojne? Sepse nuk ju do bytha! Prandaj beji keto me investitoret vendas dhe ec perpara!
Kritikat ndaj qeverise Rama kane ardhur nga DASH, BB, FMN por kane hasur ne vesh te shurdhet ose me sakte ajo shprehja ‘Fol me murin’!. Qeveria Rama eshte krejtesisht e deshtuar ne aspektin kryesor te qeverisjes, ne ekonomi. Nuk ka asgje qe mund te mburret se ka permiresuar ne jeten ekonomike te vendit, perkundrazi. Nuk gjen dot nje kategori shoqerore qe i ka permiresu jeten ne keto 6 vjet (pervec atyre qe u ka dhene tendera dhe koncesione si ai i Unazes p.sh.)
Jo o komentues, qeveria Ramut nuk eshte e deshtuar ne ekonomi.
Eshte qeveria me e suksesshme ne grabitjen teresore te shqiptareve, qe nga pasurite natyrore, pronat publike dhe pronat private.
Deshtimi eshte i popullit, qe eshte zhytur ne mizerje dhe injorance kolektive, dhe nuk ben asgje perballe grabitjes se dhunshme qe shteti i ben popullit.
Me keq do e pesojme, po nuk reaguam. Renia e popullsise ne me pak se 1 milione banore eshte shembull i paster i genocidit qe qeveria ushtron mbi shqiptaret.
Feudale dhe bujkrober. Mjekesia pertoke, arsimi gjithnje e me pak fonde shteterore, dhe xhepat e Fushes, Ulajt, Ramutit, Gjiknurit, Ahmetes, sa vijne e fryhen. Kush eshte deshtuesi?
Populli, jo qeveritaret qelbesira
PPP jane forma me kriminale e grabitjes shteterore te parave te popullit!
Ato duhet te ndalohen menjehere dhe kryeministri Rama ,si ideator i saj,duhet te dale para drejtesise per shperdorim te detyres!
Rama e ka trajtuar pushtetin si pronen e tij private dhe vetem ai vendos se cfare do investohet dhe ku do investohet!
Ne Shqiperi akoma mungon nje STRATEGJI E ZHVILLIMIT,ku te percaktohen me refertendum popullor drejtimet kryesore te zhvillimit,prioritetet dhe perparesite,taktikat dhe burimet financiare!
E kam thene dhe here tjeter se per cfare arsye qeveria behet ortak me privatin,kur ajo duhet te jete kontrolluesja e punes qe behet me leket e shtetit?
Fakti qe shteti behet ortak me privatin,ky eshte KORRUPSION SHTETEROR!
Ne se BB ,FMN dhe te tjeret nuk duan ta kuptojne kete krim kolosal,atehere edhe ata jane pjese e kesaj grabitjeje qe i behet shqiptareve!
Kjo dhe shume te tjera si kjo,jane arsyet se pse sot shqiptaret marrin paga dhe pensione qesharake!
Dhe opozita,ne vend qe ta vere qeverine me shpatulla per muri me keto fakte kriminale te korrupsionit,merret me “Rama ik”!
O popull,po na e shesin Shqiperine politikanet tane!
GOMARIN po e shqyente ujku,ai thoshte ishalla jam ne enderr!
Halla s’keni pare gje ! Se nuk te perkrah me kush kur nuk mbledh as 15% te popullit me gjithe ate propagande non stop- edhe pse i thame se ato pamje me Flamuj si ne kohen e Enverit , po qe ´humben ne Himare, ishte antipropaganda ma e mire kunder tij- …
Agonia e ketij sistemi do jete edhe ma interesante! !
Winds of change!!!
Lili mos u amko se ne 2021 ke me ja pare perseri.fitoren spektakolare.Kjo duket edhe tani qe opozita ka patur dhe ka frike te hyje ne zgjedhje.
Per nga ana ekonomike leri ekspertet te flasin.Ti dhe disa komentues me lart nuk jane ekspertet por thjeshte amator.Per te fituar dicka nga rrenujat.
Opozita me Bashen nuk eshte opozite po bashkpunim per te keqen e Shqiperise, oparaku! Sa per ekonomi , nuk kam expertizen e juaj ne vjedhje po kane expertizen time si profesionist per pasojet sociale , pasojat qe jane dokumentuar ne mjaft rapporte nderkombtare nese do me t’i derguar, te vjedhjeve tuaja qofte me bashen qofte me Ramen qe jane te njetitbrume ….e qe bashkpunojne mire ne krimin kunder Shqiperise si e deshmojne veprimet e tyre tash e disa vite! Nje brume jane, per mos me perdor nje fjale ma te rende!
Edhe sa per perfitime , nuk jam nga brumi juaj, une jap shdiperise e nuk i marr asgje!
Çfarë bëri kjo bajgë kur ishte në kryesoret e ekonomisë shqiptare?
Martin Lili kur ishte ne detyre beri nje vrime te madhejo vetem ne uje por edhe ne ekonomine Shqiptare nen parudhen qe mbas meje zjarri ti biej te gjithe vendit.