Korruptoi oficerin e policisë gjyqësore, arrestohet 26 vjeçari

Saimir Lleshi

Një 26-vjeçar u arrestua nga policia e Shkodrës pasi akuzohet se ka korruptuar oficerin e policisë gjyqësore.

Në pranga përfundoi Elvir Molla, 26-vjeç, banues në Baks Rrjoll të Velipojës, i cili akuzohet për veprën penale të korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Ky shtetas u arrestua me urdhër të prokurorit të lëshuar më 21 dhjetor, pasi është përfshirë në çështjen korruptimit të një oficeri gjyqësor për të mbyllur një çështje gjyqësore.

Më datë 21 është arrestuar edhe oficeri Genc Filipi. Shtetasi në fjalë dyshohet se i ka paguar këtij oficeri shumën prej 300 000 lekësh për mbylljen e çështjes penale qe kishte ne ngarkim për, “vjedhjen e energjisë elektrike”. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *