Kosnett takon Albin Kurtin, e uron për 24 mijë dozat e vaksinave

Rovena Cerka

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi të hënën një takim me ambasadorin e SHBA Philip Kosnett në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Kurti u shoqërua nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

Kosnett uroi Kurtin për detyrën e re dhe shprehu “kënaqësinë për arritjen e 24 mijë vaksinave”.

Ndërsa Kurti falenderoi Kosnett për vizitën si dhe për rolin e SHBA-së në “sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave”.

Kurti tha se SHBA janë do të mbesin partner i pazëvendësueshëm i Kosovës.

Ambasadori Kosnett dhe kryeministri Kurti diskutuan edhe për zhvillimet rreth përmbylljes së konsolidimit të institucioneve shtetërore bazuar në vullnetin e qartë qytetar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

 

c.r / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *