Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Me 29 janar 2013, gjykatësi i EULEX-it, Malcolm Simmons , pjesë e Asamblesë së Gjyqtarëve Ndërkombëtarë në Kosovë, do të marrë një email nga kolegu, njëkohësisht shefi i tij, Charles Smith. Charles Smith është një figurë e njohur e drejtësisë në Kosovë. Ai është në të njëjtën kohë gjyqtari që shqiptoi vendimin e parë të Dhomave të Specializuara në Hagë, në gjyqin e zhvilluar pak ditë më parë ndaj drejtuesve të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga viti 2010 deri më 2013 ai ishte gjykatës i EULEX-it. Gjatë këtij mandati, Smith ishte bërë edhe anëtar i Gjykatës Supreme të Kosovës, dhe u zgjodh nënkryetar dhe kryetar i Kuvendit të Gjykatësve të EULEX-it.
Me këtë cilësi të fundit ai i drejton emailin e mëposhtëm kolegut të tij : “Doja që ta dini se Misioni dëshiron që ky rast të caktohet për gjykim sa më shpejt. Një sërë arsyesh…shumica janë politike, por ekziston edhe situata me Limajn që gjendet në paraburgim. Shpresoj që këtë çështje ta vini në punë shpejt. E di që jeni të zënë në Pejë, por iu sugjeroj që së shpejti të mblidhni një konferencë me avokatët, dhe t’ua bëni të qartë se datat duhet të caktohen dhe çështja do të vazhdojë me 2-3 seanca në javë, dhe se duhet të bëjnë plane për përfaqësim alternative nëse është e nevojshme. E di që do ta bësh më të mirën, dhe jam mirënjohës që jeni në krye të kësaj çështje”, shkruhej Emailin që Smith ia kishte dërguar Simmonsit, sa të dy punonin në EULEX. Për arsye politike? Fatmir Limaj, njëri ndër figurat e njohura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , në këtë periudhë, megjithëse shte shpallur i pafajshëm në të gjitha instancat e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, ishte përsëri i paraburgosur dhe i akuzuar për rastin Kleçka. Përmes mbrojtësve të tij ai kishte deklaruar disa herë se po qëndron padrejtë[1]sisht i burgosur dhe se, pas arrestimit t tij, fshihen arsye politike. Çështja e mësipërme ishte trajtuar edhe më Hagë, ku ishte shpallur i pafajshëm, e përsëri, zoti Smith, i porsa caktuar në një post të lartë drejtues në EULEX, kërkonte me çdo kusht, …për arsye politike, të bëhet një gjykim sa më i shpejtë.
Cila ishte arsyeja politike që zoti Smith, përmes një mesazhi tundues, shpreh bindjen se kolegu i tij do të bëjë më të mirën dhe si, si drejtues, është mirënjohës që gjyqtari Simmons është në krye të kësaj çështje? I interesonte e vërteta apo, si ka ndodhur jo rrallë herë në Kosovë, u duhet domosdo një fajtor apo një grup fajtorësh, edhe pse ndaj tyre nuk ka pasur prova konkrete dhe shumëçka është mbështetur në të dhëna fiktive, dhënë nga dëshmitarë që kanë shpresuar se, pas dëshmisë së tyre, mund t’u hapet një rrugë e re në një vend perëndimor? Jo pak figura të drejtësisë ndërkombëtare e kanë parë Kosovën si urën e domosdoshme për të nisur një karierë të re në drejtësi, dhe ata e kanë ditur se këtë nuk mund ta arrijnë nëse nuk kërkojnë dhe vendosin për dënime maksimale, duke përdorur në dobinë e versionit të tyre edhe dëshmi , për të cilat e dinin krejt mirë se ishin të sajuara, ose, çka është më e rëndë, duke fshehur e në disa raste duke eleminuar, ato prova dhe fakte që ishin në dobinë e të akuzuarve. Janë raste jo të pakta, kur, të akuzuar për krime gjatë luftës çlirimtare ose pas saj, edhe pas qëndrimit shumë të gjatë në vite, më pas janë lënë të lirë, duke u shpallur të pafajshëm dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë, edhe kur paraburgimet kanë qenë vite të gjata. A po ndodh e njëjta gjë edhe tani në Dhomat e Specializuara të Kosovës? A do të vendosë politika mbi të drejtën dhe faktet, apo, si mund të ketë ndodhur në jo pak raste, gjykimet do të jenë të paramenduara dhe versionet të paracaktuara?
Në Kosovë , më shumë se kudo tjetër, duan të dëshmojë e vërteta e asaj që ka ndodhur gjatë luftës, por edhe pas luftës. Duan që hetimet, proçeset dhe gjykimet të saktësojnë të vërtetat dhe dëshmitë të jenë të vërteta. Është interesant fakti se pala mbrojtëse në gjyqin ndaj drejtuesve të Veteranëve të Luftës, Gucati dhe Haredinaj , kishte kërkuar me ngulm që zoti Simmons, ish gjykatësi i njohur, të ftohej si dëshmitar, si njohës i mirë i rrethanave në Kosovë, fakteve dhe dispozitave ligjore, por kërkesa e mbrojtjes ishte hedhur poshtë, nga kush tjetër, veçse nga ish kolegu i tij, Smith, që tani drejtonte gjyqin e parë në cilësinë e gjykatësit të Gjykatës të Specializuar të Ko[1]sovës. Përplasjet mes dy gjykatësve kishin qenë të vazhdueshme. Si duket, i pari, Simmons, kërkonte të vendosej ligji, të dënohej krimi, pa ndërhyrje politike; ndërsa i dyti, Smith, nuk dihet përse, e kishte trajtuar, jo vetëm çështjen Limaj , si urë politike për të kaluar në një shkallë më sipërore.
Për këtë çështje, Malcolm Simmons i ishte adresuar kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti me një letër, para se të ftohej për dëshmi në Kuvendin e Kosovës. Në këtë letër, ai ia rikujton Kurtit faktin se Smith sot është gjyqtar në Dhomat e Specializuara të Kosovës. “Rëndësia politike e këtij rasti për misionin m’u theksua përsëri në një email me 29 janar 2013 nga kryetari i atëhershëm i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Charles Smith, në të cilin më kërkoi që ta fus në listë rastin sa më shpejt që të jetë e mundur për atë që ai e përshkruajti si “…një numër të arsyeve, shumica prej tyre politike”. Nëse EULEX-i është mision për sundimin e ligjit, përse përpiqet ta çojë përpara rastin për “arsye politike”? Cilat ishin ato “arsye politike”?”, Përplasjet mes dy „rrymave“ të drejtësisë në Kosovë kanë vazhduar edhe më tej. Gjyqtari Simmons ka bërë të njohur se : “Kur u caktova në trup gjykues, më 2013 , Charles Smith më informoi që misioni “varej shumë” nga rezultati i këtij rasti. Ai tha që misioni “priste dënime.” Madje ai tha që puna ime mund të rrezikohej nëse të pandehurit nuk dënoheshin.
Gjyqtari Charles Smith tani është gjyqtar në Dhomat e Specializuara të Kosovës”. Kleçka nuk ishte rasti i vetëm ku Smith tentoi të ndërhynte gjatë kohës sa ishte në EULEX. Gjithëmonë, sipas raportimeve të sinjalizuesit Malcolm Simmons. “Kleçka nuk ishte rasti i vetëm kur Charles Smith kishte bërë përpjekje të ndërhynte në rezultatin e rastit. Unë e ndaja zyrën me një gjyqtare tjetër të EULEX-it. Me 18 korrik 2013 kolegia ime gjyqtare e EULEX-it mori një email nga Charles Smith, në të cilin ai e udhëzonte atë lidhur me mënyrën si të vazhdojë në një rast penal të profilit të lartë, në të cilin rast ajo ishte kryesuese. Isha po ashtu i pranishëm me 11 dhe 15 korrik 2013 kur ajo pranoi thirrje telefonike nga Charles Smith, të cilat i lëshoi në altoparlant, gjatë të cilave Charles Smith u përpoq të ndërhyjë në rastin e njëjtë duke sugjeruar që ajo ta shqiptonte një dënim me burgim.” Gjitha këto skandale në të cilat ishte përfshirë Smith, Simmons i kishte adresuar në ambasadën e Britanisë në Kosovë. Por, pa sukses. Tashmë është e ditur se Kuvendi i Kosovë, kryesisht nën mbështetjen e liderëve kryesorë të Kosovës, sidomos të Hashim Thaçit, duke bërë ndryshime kushtetuese, vendosën për krijimin e Dhomave të Specializuara, të njohura si Gjykata dhe prokuroria e Specializuar e Kosovës. Ka qenë njëri ndër vendimet më të vështira që është dashur të marrë Kuvendi i Kosovës, për më tepër që , edhe vetë ata, deputetët, ishin të bindur se krijimi i një Gjykate të tillë, veçmas për shqiptarët e Kosovës dhe pjesëmarrësit e UÇK-së, duke ndarë krimet e ushtrisë, milicisë dhe paramilitarëve serbë , ishte padrejtësi e pamenduar. Strukturat ndërkombëtare u bënë viktimë e lojës së madhe të politikës erbe, të cilat, që pas korrikut 1999 dhe, sidomos , pas marsit 2003 kanë krijuar institucione të specializuara, me ekspertë nga të gjitha fushat, për të dryshuar rrjedhën historike të zhvillimeve në Kosovë dhe demonizuar t ardhmen. Si dihet, e gjithë kjo filloi pas raportit të Dick Martyt, por aso kohe nuk dihej se kush qëndronte pas tij. Nuk dihej fakti se e gjithë aktakuza ishte përgatitur në Beograd dhe se zotit Marty i ishte dorëzuar në stacionin kryesor të trenit në Zyrich nga ambasadori serb në Zvicër, Protiç, i shoqëruar nga Vukceviç, i cili ishte prokurori kryesor i Serbisë pikërisht për këtë çështje. Pra, mbi të gjitha , një material i përgatitur nga ato që prej kohe duhej të ishin të akuzuar.
Akuza kryesore ishte e ashtuquajtura “Shtëpia e verdhë“, diku në rrethinat e Matit, që, sipas akuzës, ishte vendi ku bëheshin transplantet e organeve të robërve serbë apo të shqiptarëve loajalë ndaj regjimit të Beogradit. Tani, si dihet, kjo akuzë ka rënë poshtë, sepse vetëm mendjet e sëmura mund të mendonin se Shqipëria, veçanërisht Kosova, për më tepër Ushtria Çlirimtare e Kosovës mund të bënte transplante të tilla. Mjekët në rradhët e UÇK-së kanë qenë të paktë dhe kirurgët edhe më të paktë. Sidoqoftë , akuza e mësipërme tronditi diplomacinë ndërkombëtare dhe duhet të kishte një përgjigje. Ishte e domosdoshme të krijohej një strukturë për hetimin e krimeve të supozuara. Sado e dhimbshme dhe e padrejtë të ishte kjo për Kosovën. Është fakt se në dhomat e specializuara për Kosovën, pra në Gjykatën apo strukturat e tjera të saj, janë emëruar disa nga ata që kanë punuar nëKosovë, pikërisht në sistemin e drejtësisë. Arsyetimi se ata e njohin gjendjen, kanë njohuri etj nuk ka qenë kurrë i plotë për të justifikuar emërimin e tyre. Për më tepër, edhe pse ishin pjesë e një strukture ndërkombëtare, me të njëjtat të drejta si Gjykata e Specializuar, në mos më shumë se aq, ata nuk u shquan në hetimin e krimit, sidomos në paanësinë e tyre.A ishte e domosdoshme delegimi i tyre në këtë institucion të një rëndësie kaq të veçantë? Me siguri, jo.
Rasti i zotit Smith të bën të dyshosh nëse ky vendim , për të tërhequr ish gjyqtarë të EULEX-it, ka qenë i drejtë. Me nga 4 vjet e gjysmë i dënoi Gjykata Speciale sot Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn. Vendimi u shpall nga kryegjyqtari, Charles Smith. Ky i fundit bashkë me anëtarët e tjerë të trupit gjykues, i gjetën fajtorë Gucatin e Haradinajn për pengim të drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve e pengim të personave në kryerjen e detyës zyrtare. Si ndodhi historia e daljes nga zyrat e Gjykatës Speciale të disa thasëve me dokumenta dhe deri tani askush nuk e di se si arritën në zyrat e Veteranëve të Luftës dhe askush nuk u dënua, por vetëm pritësit e tyre? Përse kjo Gjykatë, nuk lejoi Policinë e Kosovës , që ditën e parë, kur donin të tërheqnin materialet e reservuara? Pas dergesës së parë, përse vazhdoi dalja e dokumentave sekretë dhe a mban kush përgjegjësi? Ishte provokim i disa njerëzve të ndershëm, të cilët kishin kundërshtuar krijimin e kësaj Gjykate dhe shpallnin hapur se nuk e njihnin, kështu si është krijuar, juridiksionin e saj? Dënimi që dha zoti Smith ndaj Gucatit dhe Haradinajt a është paralajmërimi i parë se gjyqtarë të cilët kërkonin gjykime politike dhe që mendonin se e ardhmja e tyre varet nga dënimet, mund të kenë rastin tani të „”shlyejnë“ disa “nga dështmet”e tyre në gjykimet në Kosovë?
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Eshte shume e qarte Perendimi kekronte qarkullim te elites politike ne Kosove , por Shqiptari e ka te veshtire ta lere pushtetin aq me shume kur ky pushtet sjell te mira materiale si pasoje e korrupsionit , te shpresojme qe edhe ketej kufirit te funksionoje kjo skeme dhe te qerrohen keta palo politikanesh qe kane 30 vjet qe po na rrjepin
Armiku me i madhe i UCK dhe clirimit te Kosoves kane qene dhe jane struktura te mirorganizuara te UDBs, te instaluara dhe betonizuara ne LDK.Kjo parti me aparatin esaje kriminel te propagandes,qe ja kalon edhe Serbis ,ka arrite te mbaj Kosoven ne kete gjendje.
I Nderuar Bedri !
Eshte hera e pare qe edhe pse ne menyre te ndrojtur ti po hedh disa shashka tymuese aromatike ne drejtim te nje prokurori amerikan qe do te thote se po qorton Ameriken per te cilen ju jeni teper I vonuar.
.
Ka kohe qe politika amerikane jo vetem ne Shqiperi por sidomos ne Kosove realisht po ben nje terheqje taktike qe fundi nuk I dihet…
.
Marrim nje shembull nga Shqiperia….Vrasesi & Tradhetari & Talebani Saleh Rom Berishaj edhe pse ka kryer krime kunder njerzimit Bidenadministrata ben gallata me Non Grata qe realisht u kthyen ne Vigra per kete monster I ardhur ne kohen e Rajersonvicit dhe Biberovicit..
.
Jam lemerisur kur nje zyrtar I larte amerikan ben kercinim para 2.8 vitesh:
Do hiqni taksen kunder Serbise apo te heqim bazen e Bondsteel-it qe ne fakt eshte e perkohshme…Pra kaq mjafton o Bedri qe te mendojme se Amerika njeh interesa dhe jo miqesi si puna jone…
.
Pra nga sa me siper nese do flisnim me gjuhen e “diktatorit Enver” ai do te thoshte Amerika po na tradheton…
.
Pra nese Krye-clirimtari I Kosoves dhe krye-aleati Natos Hashim Thaci me shkoket e tij mbahet ne burg ne menyre antijuridike & antishqiptare ne Hage nga nje prokuror amerikan..ju I nderuar Bedri duhet te hapni sqepin.. sepse ne Amerika ka me gjithmend zyrtare qe e duan Shqiperine por mos harro se ne baze te interesave globale jane me te shumtet zyrtaret amerikane qe I shkelin “syrin” Greqise apo Serbise…dhe ne akoma themi ne menyre folklorike…Jemi me proamerikanet ne rajon…apo mos prishemi me Ameriken se na pushton greku apo serbi..kur faktikisht jemi me keq se te pushtuar prej tyre se kane Parine Tone Te Tiranes dhe Prishtines qe jane kuslinge te tyre..ect ect.
.
Mbajtja e Hashim Thacit ne burg edhe pse eshte nje gabim-krim I aleateve tane…por me tragjikja eshte rikthimi I Sali Satanait qe pasi fshiu menderne me ekspertizat e FBI per 21 janarin…pasi I tha NYT-it leter higjenike se fundi po perdhos dhe Kimambasadoren pa tjeter me orientim te shefave te saj ne WDC qe jane akoma ne fuqi po ata qe e prune ne pushtet me Pinocetizmin e 2 prilli 1991…nga Titogradi dhe Mitrovica e Titos
.
Tè gjithè Ata qè rrokin armèt me heroizma pèr tè mbrojtur Lirinè e Atdheut, kurdoherè e nè çdo vènd tè botès, quhen heronj. Nè historinè qindra vjeçare tè qèndresès shqipètare ndaj serbève, janè me mijra heronj tè rènè me nder e lavdi. Kèta komandantèt e UçK qè dolèn gjallè e me nder nga Lufta çlirimtare, janè tè vetmit qè bèjnè pèrjashtim nga lista e gjatè e luftètarève tè Lirisè qè ju kanè poshtèruar dinjitetin, mundin e gjakun e derdhur pèr Lirinè e Fituar. Ky paradoks, èshtè njè Turp pèr qytetèrimin perendimorè, pèr aspiratat e popujve qè kèrkojnè Liri dhe Barazi midis tyre. Pèrbèn njè turp tè sistemin tejet tè politizuar tè Drejtèsisè dhe veçanèrisht njè turp i madh pèr Francèn qè èshtè epiqèndra e tè gjitha kètyre makinacioneve, anti njerzore e anti shqipètare. Lirojini Heronjtè Tanè!!!
Lufte te drejte bene edhe kroatet e boshnjaket. Edhe ata i rroken armet dhe e mbrojten atdheun. Por edhe ne mesin e heronjve kroate e boshnjake dolen disa te papergjegjshem qe nuk ju permbajten rregullave te luftes. Disa nga ta Kroacia dhe Bosnja i denoi. Kosova nuk denoi asnje, prandaj u be Gjykata Speciale ne Hagë.
Mundet tè jetè ashtu siç e mendoni ju zoti Mollos qè e lyen me kos. Mirè po ata Kroatèt dhe Bos-Herc ishin Republika tè organizuara dhe tè barabarta nè ish Jug. me Presidentè, Qeveri e Ushtri tè rregullt qè kontrollonin tè gjithè territorin e tyre.. etj…Shqipètarèt e Kosovès ishin nè pozita krejt ndryshe, O burra rrèmbeni armèt Ja vdekje ja Liri! Me njè “president tra.. ‘paqèsorè’ “me njè ish qeveri nè mèrgim, por me Ushtarè Vullnetarè e njè Kom Legjendarè si Adem Jashari…..Ndoshta mund tè kurseja kohen time e tè pèrgjigjesha njè Mullosi, gjithsesi, Ti ose nuk din e duhet tè lexosh, ose je i shtypur.
Te gjitha ato qe i thash jane te verteta. Ty te duhet te jesh pak me real … dhe tjetra, duhet ta dish qe fyerjet nuk te bejne nder.
Po qe se ky artikull nuk botohet ne shtypin europian nuk ka kurrfate vlere per opinionin e brendshem te Shqiperise.
Ja , keta jane gjuyqtaret “korrekte” europiane qe po riciklojne ne menyre perfekte krimin ne Shqiperi , permes te ashtuquajtures “Reforme ne drejtesi” , per te mos u dhene kurre drejtesi !
Ja , koleget e ketyre monstrave europiane jane ata qe po drejtojne “pastrimin” e sistemi gjyqesor (me reformen ne drejtesi) ne Shqiperi ! Keta tipa jane disa here me te ndyre , me te korruptuar dhe maskarenj se diletantet tane te ketyre tre dekadave . ! Kjo eshte ajo Europa qe ne digjemi prej shume vitesh te aderojme ne te dhe ende mendojne se nuk n a kane shkaterruar totalisht , ndaj nuk duan te ne pranojne ne stanin e tyre !
Bedri Islami:
Ne nje shkrim ne kopertine gazeta DITA shtroi pyetjen:
PSE SHQYPTARET KANE NOSTALGJI PER ENVERIN?
kur:
Dihet se ai ishte nje diktator famekeq qe jo vetem mbushi lumenj me gjak madje qe vrau te gjithe komunistet por edhe qe falimentoi ekonomine me tollona dhe bunkere duke i lene shqyptaret pa breke ne bythe spiune dhe fanatike si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu
KJO ESHTE PERGJIGJA PER EDICIONALEN E DITES SOT NE KOPERTINE
Si ka mundesi qe nje popull te kete nostalgji per nje monster sadiste vrastare qe izoloi vendin nga Bota per 50 vjet me radhe duke renuar shtetin per interesat e pushtetit personal?
SI NE ASNJE SHTET TJETER ISH KOMUNIST TE EVROPES LINDORE
Kjo qasje si mendesi enveriste vjen edhe kur gjykohen ceshtje aktuale sic eshte ceshtja e gjykimit te ish bosave vrastare te korruptuar te Kosoves qe pokeshtu mbushen lumenj me gjak viktimash ne Llapushnik e gjetkte qe eliminuan deshmitare si mafioze te vertete qe sajuan kurth per Gjykaten Speciale per ta diskretituar, qe bene tregeti me organe njerezore edhe ne Shtepine e Verdhe edhe ne Kliniken Famekeqe ne mes te Prishtines dhe askush nuk kujtohet te thote:
PO KETA JANE KRIMINELE VRASTARE, QYSH KESHTU?
E njejta qasje enveriste perdoret nga fanatiket e Sali Berishes qe i kerkojne SHBA provat per krimet e Saliut qe pokeshtu mbushi lumenj me gjak njeriu: Remzi Hoxha, Kosta Trebicka, Gerdeci, 21 janari qe pe te shtojme hajnine e tij makaber me fondet publike ne Rrugen e Kombit etj mbuluar me propagande patriotike enveriste si kjo e bosave te korruptuar te Kosoves,
atehere:
CFARE PROVASH KERKOJNE KETA FANATIKE ENVERISTE:
Ne vend t’i kerkojne llogari SHBA pse Pentagoni financoi me 300 meleone dollaro bumjen e Gerdecit dhe pse Kondoliza Rajs genjeu dhe mashtroi per perfshirjen e zyrtareve te larte te Ambasades amerikane ne Tirane ne aferen mafioze te Gerdecit, fanatiket debile te Saliut i kerkojne SHBA prova per krimet e Sali Gerdecit qe i dine dhe kalamajte e vegjel ne Shqypni
KJO QASJE DHE MENDESI PATRIOTIKE ENVERISTE I BEN SHQYPTARET TE VERBER QE TE MOS SHIKOJNE TE VERTETEN DUKE ULERITUR PER KRIMET E FQINJEVE DHE DUKE MBULUAR KRIMET BRENDA VENDIT DUKE I MBULUAR ME NJE PROPAGANDE KONSPIRATIVE PA PIKEN E LLOGJIKES ELEMENTARE DEMOKRATIKE
qe:
Per fat te keq kjo mendesi eshte dominuese ne kete shkrim justifikues allogjik te Bedri Islamit
Pyetja
PSE SHQiPTARET KANE NOSTALGJI
PER ENVERIN ?
eshte jo vetem e gabuar por dhe dashakeqe..
Sepse ndersa nostaligjiket jane me se shumti 2-3 mije veta..ndersa ata qe e vlersojne Enverin per shtetin e tij (mos e ngaterroni me ideologjine e tij te gabuar) jane shumice absolute..
.
Aq me shume kur Shqiperia sot eshte kthyer ne shprehje gjeografike nen ombrellene Natos dhe me nje Pari Kuislingesh plotesisht e varur nga jashte
.
Per ca kanibale intelektulale si Berisha Rama Kadareja me hordhite e tyre eshte koha tit hemi se :
1:Nuk beri me shume Enveri se karriket Elektrike ne Amerike kunder Rosenbergeve
.
2.Nuk beri me shume Enveri se Gulaget ne kampet e japonezeve ne brigjet e paqsorit 1941-1948( nuk po flasim per bumjet atomike apo napalmin ne Vietnam se dalin hesapet shume keq)
.
3.Nuk beri me shume Enveri se masakra e Parisit ne 1961 kur milicia e De Golit vrau qindra algjeriane dhe I hodhen ne lumen e Senes (Seine River)
.
4 Nuk beri me shume Enveri se Gjergj Kastrioti me armiqte e tij te brendshem qe ju preu kokat me shpate kur tradhetonin apo nuk bindeshin me luftu turkun..
.
5. Nuk beri me shume Enveri NE LUFTEN E KLASAVE se sa ‘black list” e makartisteve qe per pak e cuan Ameriken per lesh ne vitet 50’
.
. 6 Nuk beri me shume Enveri se Anglezet ne palestine apo ne konfliktin Indi Pakistan ku u vrane njerz si pula fushe..
.
7. Nuk beri me shume Enveri se Napoleon Bonaparti qe Franca krenohet me te edhe pse ka bere kasaphane me miljona francize apo europiane te vrare..
ECT ECT
..
Ne ditet e sotme Enveri eshte reabilituar dhe shenjteruar nga ata intelektuale makartiste-fashiste,bershiste zogiste qe na cane ..ythen per 30 vjet qe Enveri nuk na futi ne Europe dhe eshte kjo e fundit qe po tall Kimet e Leshit…
.
Ne ditet e sotme Enveri eshte reabilituar dhe shenjteruar nga ata intelektuale makartiste-fashiste,berishiste zogiste qe na cane ..ythen per 30 vjet qe Enveri e la Kosoven jashte Shqiperise dhe sot me Amerike dhe Europe nga mbrapa eshte ne Kohen me te erret te historise saj
.
. Ne ditet e sotme Enveri eshte reabilituar dhe shenjteruar nga ata intelektuale makartiste-fashiste,berishiste zogiste qe na cane ..ythen per 30 vjet qe Enveri beri fortifikim dhe mbrojtje te forte se kishim KAR ten e Helsikit qe shkoi nete semen e antienverestive me ngjarjet macabre ne Ukraine.
.
Por ajo qe I vulen rrjeshtave me siper eshte Tolerimi (lexo tallja) qe po I ben Amerika zyrtare atij populli duke shpallur Non Grata nje nga monstrat qe ka nxjerre historia njerzore Sali Biberishen..i cili post e tjerash furnizoi me nafte makinerine e luftes Milloshit ..ndersa Hashim Thaci Nr-1 I clirimit Kosoves mbahet padrejtesisht nga Smithi I Bedriut…
.
Shenim: Komentshkruesi ka qene eshte dhe do jete a-enverist-komunist e thene ndryshe nuk e rruaj (rruajtur) per kryetare shtetesh jo vetem per Enverin por dhe Emra te tille si Biden apo Tramp sepse Bibla ime eshte Historia eVertete dhe jo propaganda nga kush drejtim qofte..
.
Por ngelet Postulat I Arte se Monumentin e Enverit e ringriten miqte tane me Sali Satanain e tyre dhe perderi ai te jete jashte dyerve te burgut dhe te urinoje te vraret dhe jetimet e tyre me bolet e Rames dhe qimet e Kimes ..prandaj mos u merrni me ca nostaligjike te mjere me Rrem Xhafen por per ata qe I thyejne qafen atij kombi..duke ngrene per 30 si kanibale kockat e Enverit dhe nga ana tjeter po risjellin ne pushtet monstra si Sali SERBiberi..
Or ti zoti Bedri, kujt i hyn ne pune ky lloj artikulli! Doni te provoni pa fakte se zoti Smith ka tendenca antishqiptare? Pse ta kete valle zoti Smith me keta shqiptaret e arrestuar ne Hage? Cila eshte arsyeja? Une i besoj punes se zoterinjve prokurore e gjykates qe punojne ne Hage qe ata do te nxjerrin te verteten. Nuk u besoj dot dokrrave te Bedriut qe gjoja po ben patriotin. Thaci me shoke kane bere pune te mira kur luftuan per Kosoven, por mund te kene bere edhe pune te tjera jo aq te mira per te cilat akuzohen. Ata akuzohen nga viktima shqiptare, per krime te bera kunder shqiptareve. Zoti dhe zoterinjte Smith, kane ngritur akuzen e tyre bazuar ne deponimet e viktimave. Nuk kane ngritur hipoteza por fakte te rreshtuara me data, njerez dhe deshmitare.