Letër e nënshkruar
Vasil Puci
Albin Kurti, Kosova nuk është Taivan. Skenat e përplasjes së opozitës me në krye Vetëvendosjen e Ramushin me qeverinë e Mustafës janë radikale dhe pse jo fashiste për një vend demokratik. Në asnjë vend të botës në parlament nuk hidhen lëndë helmuese, e shumta mund të zihen me grushte si në Taivan e Maqedoni. Po Kosova nuk është Taivan. Në Kosovë ka mungesë demokracie, ka varfëri, ka korrupsion, po shteti dhe demokracia duhet të vazhdojë me tolerancë e debat.
Atëherë çka na tregon lënda helmuese dhe çfarë na mëson sjellja e tij në karriget e parlamentit?! Cinizëm, cektësi dhe luftë brenda llojit në Kosovë. Kosova nuk bën dot shtet dhe e prish shtetin se kështu do Albini dhe Ramushi.
Edhe këshillimi i qeverisë shqiptare për ngjarjet në parlamentin e Kosovës është zero. Po ne jemi vëllezër të një gjaku. Është mirë të kemi përplasje të tilla kur terrorizmi është te dera? Tani më kujtohet, dhe sa mirë e kish Ardian Klosi kur thoshte: Siç e kemi nisur, lufta do fillojë nga Llapi i sipërm e do përfundojë në Llapin e poshtëm. Dhe kështu po ndodh. Me lot të gazit që hodhi Albini, ambasada amerikane foli: Kosova do shtet apo jo?
