Kosova drejt bashkimit me Shqipërinë, Vuçiç: Do reagojmë ashpër

Bora Basholli

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur  i bindur se gjërat do të zhvillohen në drejtimin, që, sipas tij, e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kur ka folur për mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

“Jam absolutisht i bindur se gjërat do të zhvillohen në këtë drejtim. Ne do të reagojmë në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme, por të ashpër dhe të vendosur”, tha Vuçiç, transmetojnë mediat serbe.

Pak ditë më parë, presidenti i Kosovës, Thaçi, tha se po krijohen rrethana të reja, të cilat, sipas tij, e ofrojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë si zgjidhjen më të mirë.

Thaçi inkurajoi Parlamentin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë të nxjerrin deklaratën e bashkimit.

Por, Vuçiç tha se komuniteti ndërkombëtar e ka siguruar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Para tri ditësh iu kam thënë përfaqësuesve evropianë për këtë që po më pyesni (bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë) dhe ata më kanë thënë: Aleksandër, kjo nuk do të ndodhë. Ne nuk do ta lejojmë kurrë”, tha Vuçiq, por shtoi se pikërisht këto deklarata janë arsyeja përse ai beson se një gjë e tillë do të ndodhë.

Kosova, qysh në vitin 2011, është në proces të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Por, procesi ka ngecur qysh në fund të vitit të kaluar, për shkak të, siç është thënë, taksës që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia.

 

b.b/dita

Share This Article
8 Comments
  • mund te reagosh ashper por me karar Vuciq duke ra ne gjunj para shqiptardve dhe duke ua kapur topet ne grusht .
    Por , Shqiperija me Kosoven nuk do te bashkohen ti serb i degjeneruar Aleksandar Vuciq pa marre parasysh cfare llomotiti ti ose sherbetoret tu Thaci e Rama ngase , tani e dine gjithe populli shqiptar se pase levizjes se cilitdo kufiri te Kosoves dhe gjithe kufijve me te cilet kufizohet Kosova prapa ketyre ” korigjimeve ” fshihet krijimi i Serbise se Madhe

  • Nga serbët reagime të ashpra historikisht kishte vetëm kur Rusia u qëndronte pas shpine tani rrethanat janë plotësisht në favor të shqipëtarëve e para jemi në vatrat tona dhe 90% etnikisht të pastër materialisht dhe ushtarakisht 1000% ma fortë se para vitit 90 ku as thika nuk kishim kur këta krijuan republiken e gjenocidit serbska që de fakto është në union me Serbinë po kush mund ta pengon Kosoven të ketë edhe kjo union me Shqipërinë dhe mirë e dinë servet se çdo rifillim i zjarrit këta keq do të digjen se pse kanë ende llogari me të gjithë fqinjët e tyre

  • Leni pallavrat vuçiç. .leni se nuk të shkojnë. .bashkimi i shqiptarëve nënkupton automatikisht edhe bashkimin e serbëve. .për të dy popujt më mirë do bëhet. ..mirë për faktorin shqiptar që do bashkohen shqipëri kosovë si dhe pjes jo të plota nga lugina metvegja e bujanovci. .gjithashtu për serbët do të bëhet më mirë akoma se do marrin pothuajse veriun dhe hapin rrugën për zhvillime të reja me republikën sërpska. .ky është realiteti ..janë dakordësuar palët edhe USA nuk është kundra kështu që është çështje kohe shpallja e bashkimit. .në fund vuçiçi këtë skenar do ta paraqesi si fitore të tijën dhe do fitojë edhe një mandat të dytë si president. ..
    Nuk duhet të shikojmë se i kujt ka qënë veriu ndër shekuj apo popullsia shqiptare deri në Nish. ..të shikojmë realitetin sot në terren. ..kemi ushtri që ti hyjmë dorë sërbit dhe të marrim trojet shqiptare të pushtuara? natyrisht që joo prandaj mendoj se shkëmbimi i territoreve për momentin është opsioni më i mirë i mundshëm…mos mendoni se ishte e rastësishme ajo lënia e veriut të Mitrovicës në 1999. .çdo gjë ishte e planifikuar..jemi me fat që jemi gjallë si komb sepse të rrethuar gjeografikisht në mes dy armiqve agresor si greku dhe sërbi të themi shyqyr me kaq

    • Dhenja e Veriut te Kosoves Seebise ka mund te ndodhe edhe para vitit ’99 kuptohet , pa lufte dhe pa teror e gjenicid te ushtruar serb ndaj popullates se pambrojtur shqiptare , ka mund te ndodhe edhe pa ato shkaterrime shtazarake te ushtrise dhe policise serbe te pasurise se shqiptareve dhs shtepive te tyre,shkembimi ose falja e Veriut te Kosoves ka mundur te ndidhe edhe pa dhunime te mbi 20 mije grave dhe vajzave shqiptare
      Por , ne shqiptaret e Kosoves kete nuk e pranuam sepse ,simur ate kohe sikur edhe sot ne shqiptaret e Kosoves e deshem shume Kosoven dhe pranuam gjithe keto sakrifica biblike edhe te debimit te mbi 1 miljon shqiptareve ne Maqedoni, Shqiperi e Mal re Zi vetem e vetem qe ta ruajjme kmpaktitetin teritorial te vendit tone edhe pse sot dalin disa hajvana te mjere dhe na tregoje se cfare cenka ma mire te behet me kufijt dhe teritorin e Kosoves .
      Sido qe te jete , letra duron cdo gje e gjuha eshte prej tuli dhe vrapon para mendjes zhaku i pa…

  • Rroftë bashkimi kombëtarë që vjen si urragan dhe do të çthurë mbeturinat feudale dhe serbe ende goxha fortë të pranishme

  • Do bashkohemi mos u merzit po si 2 shtete se eshte gjithmone ma mire me qene dy!! Dy vota ne cdo vend bejne ma shume pune kunder serbise se vetem nje, qofte ky i nje shqiperi te ´madhé!
    Ma mire dy vota!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *