Kosova e gatshme të ndihmojë Maqedoninë

Elton Tafaruci

Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Maqedoninë me njësite të specializuara për kërkim dhe shpëtim, në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në rast nevoje .

“Me këtë rast, Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë e plotë që të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer për shtetin fqinj Maqedoninë, në çdo aspekt ku ka mundësi, për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar”, thuhet në një komunikate për media të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për qytetarët dhe Qeverinë e Maqedonisë, si dhe për familjarët e viktimave të kësaj tragjedie natyrore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *